
Protagonist i madh te Milani, vendoset e ardhmja: “Nuk dëshiron të lëvizë”
Milani ka shënuar një fitore vërtet të çmuar dje në Maradona Stadium. Një fitore që ringjalli entuziazmin tek tifozët rosonerë por edhe, qartësisht, tek lojtarët. Suksesi i djeshëm mban firmën e pashlyeshme të Rafael Leaos.
Por portugezi, autor i një dygolëshi, nuk ishte i vetmi që ia doli shumë mirë. Nga Brahim Díaz, duke kaluar te Ismael Bennacer dhe Sandro Tonali, kanë qenë perfekt.
Nuk ka dyshime Carlo Pellegatti, specialisti, gazetari dhe tifozi i madh rosoner, i cili duke folur në kanalin e tij në YouTube, i ngre në qiell të gjithë: “Saelemaekers është një tifoz i çmendur i Milanit – thotë gazetari i njohur me besim kuqezi, i cili dje ishte në stadium për të parë nga afër ndeshjen e vlefshme për ditën e njëzet e tetë të Serie A -. Ai ka një kontratë deri më 2026 dhe nuk dëshiron të lëvizë. Tonali? Të gjithë e dinim se do ta rrëmbente atë top. Nëse Milani luan si dje, nuk kemi frikë nga askush. Milani nuk duhet të shkojë me 200 në orë, por duhet të shkojë topi. Ndeshja e djeshme ishte krejt e kundërta me atë të Udinezes. Skuadra është rikthyer në zonën e saj të konfortit, në 4-2-3-1. Dje kishte gëzim në sytë e lojtarëve”.
E ardhmja e paqartë e Brahim Diaz
Carlo Pellegatti trajtoi edhe temën e Brahim Díaz. Futbollisti është i huazuar nga Real Madrid dhe mund të rikthehet në Spanjë gjatë verës.
Djalli nuk mendon të derdhë 22 milionë eurot e rënë dakord gjatë verës, në arkat e blancosce por është i gatshëm të negociojë për të ulur çmimin: “Kujdes se Reali e dëshiron pas – vijon gazetari –. Ju kam thënë gjithmonë se Milani do që të bëjë gjithçka”. E ardhmja e Diazit mbetet ende për t’u shkruar, edhe sepse Reali mund të vendosë ta marrë e për ta shitur diku tjetër, ndoshta në Angli ku është shumë i vlerësuar.
“Kur them se Diaz është i krahasueshëm me Sedoorf – vazhdon Pellegatti – më quajnë të çmendur, por duhet ta kuptojnë se çfarë po them. Thjesht thashë se kur ai luante mirë, Milani luante mirë, kur Diaz luante mirë, Milani luante mirë. Është i vetmi krahasim që bëj. Unë flas gjuhën e Dantes dhe më keni kuptuar. Kur Diaz ngrihet në nivel… goditja e bilardos së djeshme ishte një spektakël”.