Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Premtimi i Cardinales, pas Napolit: do të ndodhë në maj

Ambienti Milan është “në flakë”. Pas Skudetos së vitit të shkuar, sot po ëndërrojmë shumë falë rrugëtimi në Champions League deri më tani perfekt.

Skuadra e Stefano Piolit ka shpartalluar Napolin si në kampionat ashtu dhe në çerekfinalen e kompeticionit më të madh evropian dhe tani do të përballet me gjysmëfinalet e kupës, me shpresën për t’iu rikthyer finales, gjashtëmbëdhjetë vjet pas triumfit të fundit të kuqezinjve në Athinë.

Ndër më të lumturit me rezultatet e djeshme te Maradona spikat sigurisht Gerry Cardinale. Ndryshe thënë pronari i Milanit, presidenti i RedBird Capital që ka zgjedhur të investojë në klubin kuqezi që nga gushti i kaluar.

Siç është thënë dhe shkruar tashmë, Gerry Cardinale i ka dërguar një mesazh vlerësimi absolut mister Piolit dhe djemve të tij. Nga distanca, pronari i Milanit i ka ndjekur ndeshjet ndaj Napolit dhe është treguar shumë i kënaqur.

 “Jam kaq krenar për ju dhe djemtë. Me të vërtetë bëtë mirë. Na bën të gjithëve krenarë kjo fitore e luftuar. Ju lutemi dërgoni falënderimet dhe vlerësimet e mia të përzemërta për lojtarët tanë, stafin teknik dhe gjithë skuadrës”, është teksti i mesazhit që i dërgohet trajnerit të Milanit dhe skuadrës pasi barazimi 1-1 të së martës që i mundesoi kuqezinjve të kalonin turnin me meritë.

Por, Cardinale ka bërë edhe një premtim për tifozët e Milanit dhe skuadrën e tij. Në kuadër të gjysmëfinaleve të majit të ardhshëm, manjati amerikan ka pranuar se do që të kthehet në San Siro. Skuadra e Piolit duhet ta luajë ndeshjen e parë të raundit tjetër në shtëpi, pikërisht midis datave 9-10 maj. Në këto data, Cardinale duhet të zbresë në Milano dhe ta shikojë drejtpërdrejt atë që do të jetë një nga ndeshjet më të ndjera dhe më të rëndësishme të dekadës së fundit.

Ndër të tjera, një lajm i mirë për Milanin. Në fakt, Cardinale deri tani ka sjellë shanc për skuadrën e tij sa herë është shfaqur në San Siro: me pronarin në tribunë, kuqezinjtë fituan derbin e ndeshjes së parë të kampionatit, ndeshjen në shtëpi kundër Juventusit dhe ndeshjen (gjithmonë të parën) me Tottenhamin në Champions League, në raundin e të tetave të finales. Shkaktoi diskutime mungesa e tij në finalen e Superkupës në Riad, ku Milani humbi 3-0.

You might also like