Milanistat, emocionet kuqezi

Po qarkullon një zë i çmendur, “marrëveshja është arritur”; Bomba nga Franca | Në ç’pikë është situata me Icardin, lëvizjet e Janarit dhe rinovimi i Piolit

2
News

Dita e sotme rosonere është veçanërisht e pasur me lajme shumë të forta merkatoje, diçka stërmadhe po lëviz

Momenti ekzaltues i Milanit, i dyti në kampionat pas Napolit, rrezikon të shkatërrohet nga një seri dëmtimesh pak a shumë serioze. E fundit, ajo e Maignan, rrezikon ta mbajë jashtë portierin francez për një periudhë mjaft të gjatë.

Por nuk është e gjitha! Theo Hernandez kreu një tampin në shtëpinë e tij, duke rezultuar pozitiv ndaj Covid. Me pak fjalë, situata nuk është saktësisht nga më të mira në prag të ndeshjeve të radhës kundër Veronës dhe Portos.

Ndërkohë, lajmet e merkatos vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në sasi mbresëlënëse, po të konsiderosh se seanca e janarit është ende mjaft larg. Përkundër kësaj, këta zëra janë si një ortek. Në tregimin e sotëm të ditës së rosonerëve ne po ju informojmë për gjithçka, për merkaton dhe jo vetëm. Ja nisim me lajmin e parë

Rinovimi Pioli

Agjenti i trajnerit të rosonerëve, Valerio Giuffrida, ka folur me mikrofonat e TMW në prag të Asamblesë së Assoagentëve për rinovimin e klientit të tij.

Ja një fragment nga fjalët e tij: “Gjërat do të vijnë natyrshëm, pa i sforcuar. Ka pasur një rritje eksponenciale dhe ndoshta të papritur dhe shpresojmë se do të vazhdojë”.

Së shpejti firma

Antonio Mirante kreu ekzaminimet e zakonshme mjekësore në strukturat referuese të klubit milanez. Me të përfunduar kontrollet e ndryshme, ai shkoi në Casa Milan për të nënshkruar kontratën.

Ish portieri i Romës do të jetë të jetë portieri i dyti pas Tatarusanu duke pasur parasysh mungesën e njëkohshme për shkak dëmtimi të Maignan dhe Plizzari.

Kurrë te rosonerët

Vjen një mohim i thatë mbi zërat e përhapur ditët e fundit në lidhje me një kalim të mundshëm të Marcelo Brozovic te Milani me parametra zero në qershor. Siç raportohet nga FCInterNews, futbollisti kroat i paska kërkuar agjentit të tij që të mos hyjë në negociata me rosonerët.

“I dua ngjyrat nerazurre, kurrë te rosonerët”, këto paskan qenë fjalët e fantazistit të Simone Inzaghit.

Lëvizjet e janarit

Ivan Gazidis është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e rosonerëve ndërsa po kryen trajtimin e tij në Nju Jork. Sipas La Gazzetta dello Sport, në mbledhjet e rradhës do të nisë të përvijohet edhe merkato për dritaren e dimrit.

Në verë duhet të ketë investime të mëdha, por nuk përjashtohen goditjet që në janar në varësi të nevojave. Nuk ka buxhet ose shumë fikse për t’u shpenzuar. Do të vlerësohen të gjitha së bashku, duke ndjekur filozofinë e pronarëve që po jep fryte.

Emër i ri për sulmin

Në Spanjë, Milan është shpesh në qendër të artikujve të mediave sportive. Sipas TodoFichajes, klubi i rosonerëve ka vënë në shënjestër Yeferson Soteldo.

Sulmuesi venezuelian luan në MLS me Toronton dhe ka një kontratë deri më 31 dhjetor 2024. Ai mund të luajë qoftë si sulmues i parë ashtu edhe si mesfushor sulmues dhe është garanci për asiste (6 deri më tani këtë vit). Duke pasë sjadebcën afatgjatë, do të duhet një investim i rëndësishëm për ta rrëmbyer nga klubi kanadez. Le të themi se Maldini ka përparësi të tjera, por sidoqoftë, ai mund të përfaqësojë një plan B.

Bomba nga Franca

Sipas mediave transalpine, Georginio Wijnaldum nuk do të ishte i kënaqur me hapësirën e vogël që i ka dhënë Pochettino te PSG dhe po i kërkon drejtuesve francezë që ta linin të largohet në janar.

Madje po flitet për një huazim të thatë te Milani, gjë që do të ishte një lëvizje e çmendur në optikën e luftën për skudeton deri në fund të sezonit.

Marrëveshje e arritur

Milani nuk hoqi dorë kurrë nga Romain Faivre, i cili nuk e veshi dot fanellën e rosonerëve këtë verë për fare pak. Sipas të rejave që zbulon todofichajes.com, klubi milanez tashmë ka arritur një marrëveshje me shoqëruesit e francezit si në lidhje me pagën ashtu edhe me kohëzgjatjen e kontratës.

Drejtuesit e rosonerëve nuk e kanë fshehur kurrë se duan të përqëndrohen në profilin e Faivre dhe jo te Messias, i cili, ndër të tjera, ka luajtur vetëm pak minuta deri më tani. E vetmja gjë që mungon është marrëveshja me Brest që, duke pasur parasysh performancën dhe vullnetin e lojtarit, mund të bëjnë edhe një zbritje të vogël te 15 milionët e kërkuar në gusht.

Sugjestioni Icardi

Agjenti dhe ndërmjetësi Valerio Giuffrida nuk është shprehur vetëm për rinovimin e Piolit, por ka zbuluar edhe një detaj shumë interesant në lidhje me të ardhmen e Mauro Icardit: “Këtë vit, mbushen dy vjet që kur argjentinasi ka shkuar jashtë Italisë dhe kushdo që e blen do të mund të përfitojë nga Dekreti i Rritjes”. Kjo do të thotë, me pak fjalë, kursim i një cope të majme mbi pagën e tij.

Giuffrida vazhdon: “Do të shkojë mes Zonjës së Vjetër dhe Milanit? Duhet të pyesni atë”. Ajo që dimë është se futbollisti do të dëshironte të rikthehej në Serie A. Maldini dhe Massara ëndërrojnë për një goditje të madhe në sulm dhe emrat në pol janë Vlahovic dhe Icardi.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe