
Pioli ‘thërret’ Ancelottin dhe njofton një forfait të rëndësishëm: “E humbasim, por rikthehet Ibra “
Është prag kampionati për Milanin e Stefano Piolit. Rossonerët do të përballen nesër me Lecce-n për ditën e 31-të të Serie A.
Fitorja për të rifilluar garën e Champions League është një detyrim për Djallin, i cili nuk mund të gabojë më.
Shumë pikë të çuara dëm nga kuqezinjtë në periudhën e fundit, por gjithçka është ende në duart e Djallit, pavarësisht vendit të pestë: “Tani mendja ime është te ndeshja nesër dhe te Roma. Do të na duhet të bëjmë shumë pikë – thotë Stefano Pioli në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje të calciomercato.it – Kalendari na jep mundësinë, por nuk shërben ta bëjmë me fjalë”.
Përfundimi në katër të parët është një obligim: “Kemi shansin ta mbyllim mirë sezonin. Do të luajmë pesë ndeshje në shtëpi dhe duhet t’ia arrijmë. Ëndrra Champions është e blinduar në një dhomë, tani mendjen në Serie A, duhet menduar për katër vendet e para në kampionat. Pikët e penalitetit të Juventusit? Sa më shpejt të ketë një renditje përfundimtare, aq më mirë. Por nuk mund të mendojmë për diçka që nuk mund të ndikojmë”.
Por mendja në mënyrë të pashmangshme mbetet me Champions League dhe batuta për Ancelottin, i thirrur për t’u përballur me Realin e tij kundër Manchester City të Guardiolës, nuk lë asnjë dyshim: “Për mendimin tim janë dy trajnerët më të mirë në botë. Nuk kam folur me Carlon, shpresoj ta bëj personalisht”. Kush e di, ndoshta shpreson ta takojë në Stamboll…
Milan-Lecce: Sytë tek sulmi
Gjatë konferencës së shtypit Stefano Pioli nuk dha shumë indikacione për formacionin: “E kam vëzhguar skuadrën dhe më duket se janë të gjithë mirë. Qasja duhet të bazohet në besim dhe entuziazëm”.
Por ka edhe sigurira. Davide Calabria qartësisht se nuk do të jetë, i skualifikuar, me Florenzin gati për të rimarrë fanellën e titullarit. Në qendër Simon Kjaer shkon drejt një turni pushim, për t’ia lënë vendin Pierre Kalulu.
Ndryshime edhe përpara, ku Giroud është out: “Olivier nuk është mirë, ka një problem me tendinën”. Rrezikon edhe Pobega në mesfushë “ka marrë një goditje”.
Në sulm, pra, do të shohim fytyra të reja. I mundshëm një shanc i ri për Divock Origi dhe Ante Rebiç: “Kroati ka luajtur më pak, ai është një lojtar i fortë që duhet të luajë më shumë. Mund të ndikojë në këtë pjesë të fundit të sezonit. Ibrahimoviç? Është grumbulluar, po bën mirë, edhe pse nuk ka shumë autonomi”.
Me siguri do të jetë Mike Maignan, të cilin Pioli e vlerësoi në konferencë: Të gjitha skuadrat e rëndësishme kanë kampionë që bëjnë diferencën. Majk është një kampion në gjithçka, rëndësia e tij shkon përtej pritjeve. Është një kampion edhe shpirtëror”.
Ka edhe një batutë për Lorenzo Colombo, sulmues në pronësi të kuqezinjve, që luan me Leccen, i cili megjithatë nuk do të jetë i disponueshëm nesër. Në verë duhet të rikthehet te Milani, por duket i destinuar të largohet sërish: “Është vështirë të bësh bilancin e një lojtari që e kam ndjekur nga larg. Ka bërë gjëra të mira, do të shohim se cili do të jetë programi i tij”.