
Pioli: “Theo duhet të ta ketë fiksim për t’u bërë më i miri në botë”
Stefano Pioli, trajneri rosoner, ka folur për mikrofonat e ‘DAZN’ në fund të ndeshjes Milan-Lazio, të ditës së 34-të të Serie A 2022-2023 që u zhvillua në ‘San Siro’. Ja çfarë tha trajneri i Milanit:
Për Leaon: “Kënaqësi me paraqitjen e bukur dhe fitoren. Kampionati po përfundon dhe ne nuk jemi të kënaqur me renditjen, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse Rafa është mirë, do të bëjmë më mirë, nëse nuk do të jetë, do të mund të bëjmë njësoj një ndeshje të madhe. Ai ishte i qetë, ndihej mirë. Pastaj këto situata muskulare duhet të vlerësohen të nesërmen. Nuk mendoj se është ndonjë gjë shumë serioze, do ta shohim. Besoj se kjo ndeshje është punë ekipore, e rëndësishme është të luajmë mirë futboll. Sot e bëmë dhe fituam edhe pa një lojtar vendimtar si Rafa”.
Nëse (Leao) u nxorr nga fusha atëherë kur duhej: “Nga ajo që më tha ai, po, unë u besoj lojtarëve të mi. Por do të jetë e rëndësishme nesër se si do të jetë ai në mëngjes. Nëse doli diçka ka pasur, por në fund të ndeshjes ishte i qetë dhe kjo më bën të shpresoj”.
Për Bennacer: “Ka patur një ndeshje të madhe në të dyja fazat e lojës. U vu në pozicionet ku duhej të ishte, hyri edhe brenda zonës. Është një lojtar i fortë, i kompletuar që ka nevojë të jetë mirë fizikisht. Është një lojtar niveli, me tre mesfushorë jemi skuadra më kompakte por edhe solide dhe po aq e paparashikueshme. Sot Tonali luajti më lart, mund të ndryshojmë. Unë mund t’i përdor në ndërtim dhe ndërhyrje”.
Për gjendjen e skuadrës: “Skuadra është mirë. Mendoj se është parë diferenca mes nesh dhe atyre. Ata kanë ndryshuar pak lojtarë, ne pothuajse të gjithë. Ata që luajtën të mërkurën luajtën një pjesë, ne ishim të shkëlqyer dhe kjo na lejoi të jemi më të kthjellët.Sidoqoftë, të luash në 9 të darkës në krahasim me mesditën është një gjë krejt tjetër, do të kemi energjinë e nevojshme për të përballuar një ndeshje të rëndësishme, jemi gati”.
Për derbin: “U përpoqa të jem i mirë dhe mendjemprehtë në këto ndeshje kampionati. Mendoj se ia dola dhe e motivova skuadrën, edhe pse rezultatet nuk na kanë shpërblyer. Ndjejmë emocion dhe lumturi që i luajmë këtë ndeshje. Unë besoj se më 8.59 të së mërkurës në mbrëmje duhet ta shijojmë, duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme. E kemi merituar këtë skenë të madhe, duhet të luajmë me bindje të madhe”.
Për Theon: “Folëm për gjërat tona. Më pëlqen të flas me lojtarët e mi, më pëlqen t’i dëgjoj se çfarë mendojnë ata. Goli? Ky ishte fantastik, por ishte edhe ai kundër Atalantës. Theo është një lojtar i madh. Për djemtë që unë janë edhe në kombëtare ky është një sezon i lodhshëm, i është dashur të rikuperojë energji mendore dhe fizike.Theo është lojtar i niveli shumë të lartë, duhet të kete një ambicie të madhe dhe fiksimin për t’u bërë mbrojtësi më i mirë në botë. Nëse e ka fiksim, atëherë mund të jetë mbrojtësi më i mirë në botë”.