Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Pioli: Leao? Nuk duhet të jetë dëmtim i veçantë.

Stefano Pioli, trajneri i rosonerëve, ka folur për ‘Milan TV’ pas ndeshjes Milan-Lazio në ditën e 34 të Serie A 2022-2023 që u zhvillua në ‘San Siro’. Ja, deklaratat e tij:

Për ndeshjen: “Luajtëm mirë. E kontrolluam mirë, e menaxhuam mirë. Mund të kishim bërë më mirë në pjesën e dytë e madje të shënonim edhe ndonjë gola më shumë. Por ishte hera e parë që luanim në një vapë kështu. Energjitë në fund ishin ato që ishin. Fitore e rëndësishme: në kampionat jemi prapa dhe nuk duam të përfundojmë në këtë pozicion në renditje. përpara, tani të mendojmë për Champions”.

Për dëmtimin e Rafael Leaos: “E pashë tani, shkëmbeva disa fjalë me të. Më dukej i qetë. Kishte një ndjenjë lodhjeje. Nuk duhet të jetë asgjë e veçantë. Megjithatë, situatat e muskulare vlerësohen më mirë një ditë më pas. Pastaj, ai që hyri bëri mirë. Leao është një lojtar shumë i rëndësishëm, por është loja e skuadrës që bën diferencën. Nëse përveç kësaj ke edhe individualitet, akoma më mirë, je edhe më i fortë”.

Për momentin e Milanit të tij: “Nuk kemi qenë të kënaqur me rezultatet e fundit. Kishim bërë gjashtë rezultate pozitive përpara të sotmes, por nuk duhej të ishin dy fitore dhe katër barazime. Duhet të ishin katër fitore dhe maksimumi dy barazime. Skuadra është mirë. Do t’i përballojmë ndeshjet me bindje, vendosmëri dhe energji të madhe. Duam të bëjmë një hap më tej: kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Champions League. Pak na dhanë favoritë kundër Tottenhamit dhe Napolit, pak na japin favorit edhe ndaj Interit. Do të jetë në dorën tonë të tregojmë se mund t’ia dalim”.

You might also like