Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Pioli: “Kështu mirë. Leçe dhe Roma do të vendosin për fatin tonë përfundimtar”

Zakonisht nuk ndodh. Zakonisht, rradhën për të folur e ka një lojtar. Por kësaj here fjalimin motivues para ndeshjes e ka bërë në mesin e fushës, me skuadrën qark e ka bërë personalisht Pioli. Ndoshta kishte parë diçka që nuk i kishte pëlqyer në nxemje (dhe Milani i pjesës e parë e mbështet këtë tezë) ose ndoshta ishte shumë e rëndësishme për t’u kujtuar lojtarëve të tij rëndësinë kapitale të mos humbjes së pikëve të tjera në kampionat.

PIPER

Në fund, pak a shumë gjithçka funksionoi, falë edhe një pjese të dytë dukshëm më tonike, sigurisht bashkë me dy magjitë e Leaos. Pioli mbyll kështu një lloj rrethi me Leccen – që në ndeshjen e parë me rosonerët e kishte detyruar atë në një barazim shumë të hidhur–, shënjon fitoren e 100-të në krye të Djallit dhe, mbi të gjitha, në të njëjtën kohë rivendos Interin në rresh dhe jep një spërkatje të mirë me piper ndeshjes së nesërme në transfertë të Romës në Bergamo.

RRITJA

“Fjala ime para ndeshjes? Doja të përcillja konceptin se duhej ta nisnim fuqishëm, doja që energjitë e Champions League të zbrisnin të gjitha në fushë”, thotë Pioli. Pastaj është e pashmangshme të flitet për Leaon: “Është një djalosh inteligjent. Mirëpo, duhet të mbyllë më shumë në shtyllën e dytë, sepse janë të paktë anësorët që mund ta mbajnë fizikisht. Ka gjithçka për t’u përmirësuar edhe në këto gjëra të vogla, në mënyrë që të rritet përfundimisht”.

Arkivuar Leçe, është Interi që në fund rri pezull në të gjitha diskutimet. “Sot nuk kishte nevojë të stimuloheshim nga fitorja e nerazurrëve. Iu thashë djemve se ndeshja e sotme dhe ajo në Romë të shtunën e ardhshme ndoshta do të jenë ato që do të përcaktojnë renditjen tonë përfundimtare. I kemi kaluar momentet e vështira dhe tani jemi mirë. Pastaj, është e qartë, derbi do të jenë dy ndeshje fantastike, për t’u përjetuar me shumë emocione. Por ka kohë. Tani le të mendojmë për Romën, thuhet se përplasjet direkte vlejnë dyfish dhe ne do të dimë si t’i përballojmë. Ëndrrën Champions e kemi, por do ta nxjerrim më vonë. Kampionati është shumë i rëndësishëm”.

Dhe ka vend edhe për diçka tjetër mbi skuadrën: “Nuk pati kthjelltësi në menaxhimin e çerekut të fundit të fushës. Bëmë shumë zgjedhje të gabuara, duhej ta hapnim lojën më me shpejtëso. Thënë këtë, sidoqoftë ne fituam pa rrezikuar pothuajse asgjë”.

You might also like