
Pioli i “tradhtuar” nga merkato e famshme verore; Sa i përket CDK, duhet të dorëzohemi: nuk është për Milanin; sa për të tjerat…
Nuk ka më falje, nuk ka më as nëse e as por. Mungesa e fitores ndaj Kremonezes në San Siro është një si një bllok i madh betoni mbi supet e këtij Milani që humbi mundësinë më të mirë për të vazhduar në të njejtin hap me Interin dhe për t’u shkëputur nga Atalanta e Roma, konkurrentët e drejtpërdrejtë për në garën Champions League.
Stefano Pioli “u desh” të bënte llogaritë me merkaton e tij të shumë diskutuar dhe të kritikuar verore. Nuk mund të bënte asgjë tjetër. Nuk mund të vazhdojë të luajë me të njejtët lojtarë deri më 16 maj. Pa përreth dhe… fatkeqësisht gjeti shkretëtirë! Ndër të tjera, e rreshtoi Origi në zonën e tij të preferuar, në të majtë, gjithashtu u mbështet edhe një herë tek CDK duke e lënë atë në rolin mbante shpesh te Bruges, në të djathtë me këmbë të kthyer. Më falni por çfarë deshën më shumë? Rendimenti i tyre ishte si më poshtë vijon: Zero. Me një diferencë të dukshme: Origi arriti të firmoste të paktën disa aksione, ndërsa belgu tjetër, që kushtoi një pasuri të tërë, pati mundësinë të gdhendte një finale ndryshe me një top të bukur që mund të kishte ndryshuar rezultatin e lojës si edhe fatin e tij personal. Mirëpo ai ngeci tek më e bukura siç mund t’i ndodhë vetëm një djaloshi 10-vjeçar! Në këtë pikë nuk është më e mundur të zvarritesh nëpër pasqyrimet e shpjegimeve psiko-fizike: zotërinj, mos u lodhni kot, djaloshi me flokë të prera si marinar është një top i humbur!
E megjithatë, ajo që shqetëson më shumë në prag të gjysmëfinales së Champions league është një tjetër gjë: Milani po humb rrugën e golit dhe edhe shëndetin e shkëlqyer që pati kundër Tottenhamit dhe Napolit. Në të kundërt, Interi vjen nga 12 gola në 3 ndeshje, me 3 fitore rresht: ngjajnë si një tren që udhëton me shpejtësinë maksimale, ndërsa Milani duket sikur është rrëzuar mbi një binar të braktisur edhe pse shifrat në renditje nuk e kanë dënuar ende. Po, sepse falë barazimit të Monzës, Milani ka mbetur i lidhur me Romën dhe me Atalantën që u drodh kundër Specias. Çështja themelore është pikërisht ajo që doli në pah në një pjesë të sezonit të kaluar dhe ajo është vështirësia e Milanit për të gjetur rrugën e golit.
Dakord, konkurrenca interiste ka rikuperuar edhe Dzekon edhe Lautaro Martinez, por këtu nëse nuk shënojnë Leao ose Giroud, nuk ka shenja jete nga komponentët e tjerë të organikës. Me Cremonese u ripa sërish Messias por Diaz gaboi nja dy, ndoshta edhe tre gola. Dhe në disa nivele, këto gabime nuk mund nuk mund t’i lejojë as Milani dhe as konkurrentët e tij. Pastaj janë edhe disa mistere të vogla. Për shembull Rebiç: sepse ai nuk u përdor kundër Kremonezes dhe as nuk hyri kur kishte nevojë për të gjetur rrugën e golit. Tani e ardhmja e afërt e Milanit është komplikuar. Sepse ose grupi e rikuperon atë tension dhe kujdes të ashpër të treguar në Napoli në kampionat dhe Champions League ose rezultati përfundimtar mund të jetë shumë zhgënjyes.