Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Pioli i dhuron Empolit gjysmën e Milanit. Pse?

Vlejnë më shumë 20 minutat e Leao dhe Giroud se një kampionat i Origi. Por nuk mjaftojnë që Milani të mundë Empolin. Triumfi i Napoli është tashmë një kujtim i zbehtë, i humbur në frenatën e rradhës për në rrugën e kualifikimit në Champions League e ardhshme, në pritje për të mësuar, të mërkurën tashmë, se çfarë do të bëhet me Championsin aktual. Giroud ka edhe kohën për të shënuar, por… vetëm se e bën me krah. Dhe me një Var, që me të drejtë a pa të drejtë patjetër do ta anulonte. Mbetet për t’u kuptuar nëse pas revolucionit fillestar në krahasim me njëmbëdhjetëshin e triumfit në Napoli qëndron nënvlerësimi i kundërshtarit, gjë që do të kishte qenë një gabim i rëndë, apo nevoja për të kursyer forcat dhe për të anashkualuar dëmtime të padobishme në funksion të ndeshjeve të Champions League. Të mërkurën përgjigja, edhe pse tashmë mund të supozojmë se filmi do të jetë i ndryshëm nga ai i së dielës së kaluar.

Sfida me Empolin konfirmoi se Origi është një bllof, në gjendje për të bërë rezervën për 6 vjet në Liverpool dhe për të gjetur një tjetër kontratë të pasur te Milani, që tashmë do ta ketë në shpinë me 4.5 milionë neto edhe për 3 sezone të tjera. Rezultoi vërtetë një goditje e bukur (Origi). Fotografia e ndeshjes së tij mjaftohet me imitimin e sikletshëm të një goditje akrepi me të cilin vërtetë u përpoq por nuk arriti të gjejë devijimin e dëshiruar në fillimin e pjesës së dytë. Për këto marifete, të pyesë Ibrën herën tjetër. Krahasuar me belgun, Rebiç është më i gjallë dhe më i rrezikshëm, në thelb shumë më tepër lojtar, edhe pse jemi shumë larg nivelit që do të ishte i nevojshëm për kë ka Skudeton në gjoks.

Në partencë Pioli ndërron 5 nga 10 futbollistët që bënë ndeshjen e madhe me Napolin, por vazhdon t’i rezervojë trajtimin e zakonshëm si mërgimtar në pankinë CDK-së. Sinqerisht, kjo është një zgjedhje shqetësuese, për një lojtar mbi të cilin Maldini ka luajtur të gjitha fishat e tij ndërsa trajneri e konsideron si zëvendësimin e fundit të tij, në rastin më të mirë. Dikush ka bërë një gabim ose po bën një gabim, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Sigurisht, edhe kur CDK del në fushë, nuk e vëren askush, ashtu edhe këtë herë.

Pjesa e dytë më e mirë se e para, mjafton pak dhe Brahim gjëmon ashtu si e di vetë. Hyrja e tij e shkundi Milanin. Menjëherë më pas, në fushë zbresin edhe Leao dhe Giroud, sepse – duhet të ketë menduar Pioli ose ndoshta dikush ia ka sugjeruar – është tjetër gjë të shqetësohesh për Napolin, është tjetër të duhet absolutisht të mundësh Empolin. Ngrihet intensiteti, shtohen rreziqet dhe rriten emocionet, gjyqtari (skarco) fishkëllen një penallti kundër Empolit që teknologjia e anulon, pastaj goli i parregullt i Giroud, pastaj penalltia e padhënë për Theon dhe disa pritje të pabesueshme nga Perisan (ajo ndaj Diaz ishte e denjë për një kampion), por rezultati nuk ndryshon. Nëse Interi qan, Milani nuk qesh. Roma dhe Atalanta falënderojnë.

You might also like