
Pioli: “Giroud është mirë, e rikuperuam në kohë” Kjaer: “Një mundësi për mos t’u humbur. Milani është ëndrra ime”
Rritet pritja në prag të sfidës Napoli-Milanit, e planifikuar për nesër në mbrëmje në orën 21.00. Dy bigët italianë janë gati për aktin e fundit të çerekfinales së Champions League. Pritet një ndeshje e vështirë, me Maradona Stadium gati të përflajet për të ngarkuar në maksimum skuadrën e saj. Djalli, e dimë, ka një avantazh të lehtë ndaj kundërshtarit, pasi ka fituar ndeshjen e parë 1-0 në San Siro. Por një fitore e ngushtë nuk na lejon të bëjmë asnjë parashikim.
Çfarë thanë Pioli dhe Kjaer
Është gjithçka e hapur, me motivimet në qiell nga të dyja palët. E sigurt është se Napoli i Spallettit ka një dëshirë të fortë për hakmarrje për humbjen e dy ndeshjeve të fundit kundër Milanit. Sidomos ndeshja e fundit të Champions League në San Siro, një ndeshje që u përshkua nga një mijë polemika për arbitrimin. Por nesër do të jetë një histori krejt tjetër. Stefano Pioli, fatmirësisht ka rikuperuar Olivier Giroud, deri dje në dyshim për shkak të një problemi të lehtë në kavilje. Ndërsa Spalletti do të ketë në dispozicion Victor Osimhen, mungesën e madhe të ndeshjes së parë.
Ka kuriozitet për të dityr se si do ta trajtojnë taktikisht ndeshjen dy skuadrat dhe cilat do të jenë zgjedhjet zyrtare të dy trajnerëve. Është ende herët për t’i njohur disa detaje, por Stefano Pioli dhe Simon Kjaer na kanë dhënë disa ide interesante për përgatitjen e Milanit për ndeshjen prestigjioze. Trajneri dhe mbrojtësi folën për këtë gjë në konferencën për shtyp në orën 19:00 ku edhe prezantuan ndeshjen, sipas këndvështrimeve të tyre. Milanistat.net jua raporton drejtpërdrejt të gjitha deklaratat e ngjarjes.
Deklaratat e Piolit
Kundërsulmet dhe Maignan ndër pesë portierët më të mirë në botë: “I kemi provuar si gjithmonë përpara këtyre kompeticioneve. Nuk kam menduar se ku ta vendos Maignan në një klasifikim të mundshëm”.
Si do të përballet me Napolin: “Fiton në të dyja ndeshjet kushdo që shfrytëzon më mirë shanset që krijon. Napoli në Milano e nisi shumë më të mirë se ne dhe kjo duhet të na shërbejë si një mësim i madh për nesër”.
Më mirë gjysmëfinalja apo vendi i katërt në kampionat: “Jemi këtu për të luajtur Champions League. Nga vijmë e dimë, një rrugëtim i lindur tre vjet më parë. Mund ta fitojmë gjysmëfinalen. Jemi të përqëndruar në këtë ndeshje, kampionatin do ta përballojmë më vonë. Përfundimet nxirren në fund të sezonit”.
Për Maradona Stadium: “Mendoj se është gjithmonë shumë bukur t’i luash këto ndeshje në një stadium si Maradona. Tifozët do karikojnë ata, por këto atmosfera magjike do të na karikojnë edhe ne”.
Rreziku Osimhen: “I kemi gjithmonë në konsideratë karakteristikat e një kundërshtari. Jemi përgatitur për t’i përballuar disa situata të caktuara. Por siç tha Kjaer, duhet të mendojmë për cilësitë dhe lojën tonë”.
Rritja e Brahim Diaz: “Të gjithë mund ta shohin që Brahimi po rritet shumë. Është një djalosh që i pëlqen të ketë presion. Si jashtë fushës ashtu dhe brenda fushe, po rritet jashtëzakonisht. Sigurisht që do të doja ta stërvisja përsëri”.
Ndryshime taktike nesër: “Sipas meje me siguri do të ketë ndonjë ndryshim edhe nesër. Napoli krahasuar me kampionatin ishte ndryshe në San Siro në Champions League. Besoj se nesër do të ketë qëndrime dhe ide të ndryshme mbi disa situata”.
Kushtet e Giroud: “Giroud është mirë. Pati një problem të vogël të cilin e kapërceu… E menaxhuam mirë në stërvitje. Nuk e di se çfarë zgjedhjesh do të bëjë Spalletti nesër mbrëma”.
Kjaer, si i karikon shokët më të rinj: “I them që këto ndeshje këtu nuk e di se kur do të përsëriten. Këto janë mbrëmje që do t’ju shoqërojnë përgjatë një jete. Kështu që nuk mund t’i çoni dëm”.
Tre vite te Milani: “Ka qenë një kënaqësi të mbërrita te Milani, një ëndërr që kur isha fëmijë. Rrugëtimi që kemi bërë me trajnerin e tejkaloi ëndrrën time. Kemi bërë shumë hapa. Çdo ditë trajneri na ka shtyrë që të përmirësoheshim, që të mos jemi kurrë të kënaqur. Ky këtu është një hap shumë i rëndësishëm, por rrugëtimin askush nuk e priste rrugën. Ishte një rrugë e bukur”.