Milanistat, emocionet kuqezi

Pioli: E fundit i Ibrës në San Siro? Shpresoj që jo, por vendos ai. Atalanta është etapa e parafundit, tifozët dhe Tonali…

News

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atalantës, ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi dhe një sfidë shumë e rëndësishme në garën skudeto që i sheh rosonerët si protagonistë. Ja deklaratat e tij:

Rrugëtimi të kujton Italinë në Evropian? “Mendoj se duhet të shkojmë pak më mbrapa, është nga ndeshja kundër Lacios që luajmë ndeshje nga brenda ose jashtë. Kemi kaluar disa faza të vështira, nesër do të jetë po aq e vështirë. Pas nesh janë më të mirët në trasfertë. Atalanta do të na shtrëngojë të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm”.

Për tifozët dhe momentin: “Nesër të kesh një stadium të gjithin kuqezi mund të na japë më shumë forcë dhe energji, e dimë se sa të mirë janë tifozët tanë duke na mbështetur. Gjatë këtyre ditëve kam parë një ekip shumë të vëmendshëm. Emocione të tjera që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen nesërnuk ka”.

Për Atalantën dhe mbylljen e mundshme të një rrethi: “Jam absolutisht i bindur se ajo disfatë poshtëruese na shërbeu për të kuptuar shumë gjëra, por nuk besoj se do të mbyllim një rreth. Nesër është thjesht një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë. Në transfertë kemi luajtur shumë mirë kundër një ekipi të fortë, kemi pasur një ndeshje të shkëlqyer. Nesër pres gjëra të ndryshme nga Atalanta dhe Gasperini, nuk e dimë se kush do të luajë. Një ndeshje shumë e vështirë që e kemi përgatitur mirë”.

Për mendjen dhe tensionin: “Mendoj se skuadra do ta përballojë ndeshjen me shumë vetëdije, si për momentin ashtu edhe për cilësitë e tyre. Kemi kaluar shumë etapa, pozitive dhe negative, që na kanë shërbyer për t’u rritur. Kemi qenë shumë mirë deri tani, do të duhet të jemi më të mirë nga këtu deri në fund”.

Si ia bën që i mban emocionet? “Nuk duhet të mendojmë më tej, duhet të mendojmë për 17:59 nesër, kur do të fillojë ndeshja. Duhet të vazhdojmë të mendojmë vetëm për ndeshjen, çfarëdo të ndodhë më pas do të varet nga mënyra se si do të shkojë ndeshja. Pastaj ajo që do të ndodhë do të ndodhë, kemi forcën që të mund të determinojmë”.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes: “Do ju duket e çuditshme, por kam perceptuar vetëm një përqindje të vogël të vëmendjes shtesë, që është shumë pozitive. Për pjesën tjetër, e njëjta vëmendje, të njëjtat buzëqeshje mes tyre, e njëjta dëshirë për të punuar. Nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja ime deri më sot, pastaj do të shohim nesër”.

Si ndihesh dhe si mendoni se mund të ndihen lojtarët e tu? “Jam i bindur se ata ndihen ashtu si unë, të përqëndruar dhe të motivuar. Do të hipim në autobus me shumë pozitivitet dhe energji sepse do të kemi një popull që do të na mbështesë për 95 minuta”.

A është The Last Dance për Ibrën? “Jo, nuk besoj. Mungojnë dy ndeshje. E fundit në San Siro? Shpresoj që jo, ai është një kampion me një C kapitale. Nuk e kam fjalën vetëm për aspektin teknik. Kam një vlerësim për të që është i pamatshëm. Shpresoj që të mos jetë ashtu, por Zlatan ka inteligjencën e duhur për të vendosur të ardhmen e tij”.

Banderola e Milan-Sampdoria pas Atalantës: “E mbaj mend mirë banderolën, e kuptova sa afër na ishin tifozët. E vendosën atë pankartë para ndeshjes, na mbështetën pavarësisht se nuk mundëm të fitonim. Ata nuk e kishin harruar figurën e shëmtuar, por donin të na ndihmonin të ringjelleshim. Skuadra mund të gabojë një ndeshje”.

Për Rebiç: “Ante është një lojtar me cilësi shumë të rëndësishme: teknikë, fizik dhe karakter. Ka patur shumë probleme këtë vit, por tani është shumë mirë, është një lojtar i rëndësishëm për ne”.

Ka ndonjë shpjegim se pse Milani i fundit ka bindur në Bergamo, por nuk ia ka dalë ta bëjë në shtëpi me Atalantën: “Vështirë të përgjigjem, nëse ka një skuadër që nuk ndryshon midis shtëpisë dhe transfertës, është pikërisht Atalanta. Futbolli, ndonjëherë, është shumë i çuditshëm, mjaft të shikoni rezultatet e Atalantës këtë vit. Nesër do të jetë një ndeshje mes skuadrash që nuk duan të ofendojnë, intensiteti dhe cilësia do të bëjnë diferencën.”

Për Interin: “Nuk më intereson, nuk po mendoj se çfarë mund të bëjë Interi. Ne nuk kemi nevojë për motivime të tjera sepse jemi tashmë në maksimumin tonë nga ky këndvështrim”.

Verona dhe Atalanta: “Luajnë futboll të ngjashëm, por Atalanta i ndryshon shpesh daljet. Ne do të duhet të jemi të zotë për të kuptuar se kush do të vijë të na sulmojë dhe të lëvizim në përputhje me rrethanat, nëse lëviz shumë dhe mirë, mund të gjesh më shumë hapësirë. Është një skuadër e një niveli shumë të mirë, do të duhet një Milan me performancë të lartë për të arritur t’i kapërcejë këta kundërshtarë”.

A është Pioli njeriu i duhur për Milanin? “Kur gjërat funksionojnë ndodh sepse të gjithë komponentët e një klubi shkojnë në një drejtim dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Për javën: “Java ishte shumë normale për zakonet tona: ka biseda kolektive dhe individuale, përmes videove dhe situatave tekniko taktike. Nuk kam pasur nevojë të bëj fjalime motivuese, janë të gjithë të përqendruar dhe të vëmendshëm”.

Nga Rangnick, tek rinovimi në Sassuolo, në garën skudeto: “Isha i lumtur. Kam pasur gjithmonë shumë besim te lojtarët e mi, ata më kanë demonstruar gjithmonë jo vetëm cilësi teknike”.

A do të sulmojë Atalanta nga anët nesër si Hellas? “Para së gjithash, mendoj se kur përballesh me dy sisteme të ndryshme loje për mbrojtësit tanë anësorë, ka shumë punë për të bërë. Do të varet shumë nga mënyra se si Atalanta do të bëjë daljen, ne do të duhet të jemi të mirë në marrjen e pozicioneve që mund të na japë avantazhe”.

Keni ndonjë moment të këtyre viteve që ka veçantësi në zemrën tënde? “Mendoj se tifozët tanë janë unikë. Kanë qenë padyshim, në mënyrën më absolute, fantastikë kur nuk mundnin të vinin në stadium, por vinin këtu para fillimit të ndeshjeve deçizive. E kemi ndjerë të gjithë mbështetjen e tyre, tani që mund të jenë të pranishëm e ndjmë akoma më shumë. Nesër do të duhet të jemi të gjithë një dhe të stimulojmë njëri-tjetrin”.

Për Tonali incursor: “Ia arritëm përmes njohurive me vetë lojtarët, që rriten ndërsa qëndrojmë bashkë gjithnjë e më shumë. Të bëjnë të kuptosh se kush është më i prirur të ndërhyjë. Nuk do të flisja për një ndryshim sistemi, ne e ndryshojmë vazhdimisht. Që Sandro ka këto karakteristika është e rëndësishme, ka një këmbë mbi mesataren dhe duhet shfrytëzuar edhe në këtë situatë”.

Për vështirësitë në goditje nga këndi: “Mendoj se mund të bëjmë më mirë. Statikë apo jo, ne provojmë shumë zgjidhje, por nuk kemi arritur rezultate të mëdha. Shpresoj që nesër të shkojë më mirë”.

Si e ka përjetoi Tonali këtë javë? “Santa Lucia është jashtë sezonit (qesh, ed). E ka bërë javën si të gjithë shokët e tij, me vëmendje dhe disponueshmëri”.

Për të fituar duhet të dilni nga territoret në të cilët jeni të qetë: “Kemi pasur eksperienca, kemi kaluar nëpër shumë situata dhe kjo na ka mundësuar të arrijmë në një nivel të lartë. Nesër duhet të korrim gjithçka që kemi mbjellë dhe ta shpërndajmë në fushë”.

A ka ndonjë pyetje që nuk jua kemi bërë kurrë, por që do të kishit dashur ta kishit marrë? “Ka një të bukur, por nuk është koha për ta thënë”.

Si mund të çoni një grup të rinjsh të luajnë diçka të rëndësishme për veten e tyre? “Talent dhe shumë disponueshmëri për punën e përditshme. Talenti dhe sakrifica dhe dëshira për t’u përmirësuar: djemve të mi kjo nuk u ka munguar kurrë”.

E kujtoni javën e vitit të kaluar që çoi në Atalanta-Milan: “Patëm dalë keq në nivel humori pas Cagliarit, e lamë pas të mërkurën dhe organizuam një barbecue këtu në Milanello. Ndonjëherë ka situata që duhet t’i jetosh dhe t’i ndash”.

Përsëri për Atalantën: “Mendoj se do të ketë momente në të cilat mund të jemi më agresivë dhe të tjerët më shumë pritës. Do të duhet t’i lexojmë shumë mirë momentet e lojës, t’i lexojmë shpejt dhe t’i interpretojmë shpejt. Kemi lojtarë shumë të shpejtë që mund të na japin përmbysje situatash”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe