Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Pioli, dje fitorja e 100-të që kur drejton Milanin. Tani rradha e Romës: sfida vendimtare për Champions League

Stefano Pioli ka drejtuar dje ndeshjen që duhej në pankinën e Milanit kundër Leçes, po kundër puliezëve, arriti në fitoren e 100-të që kur drejton kuqezinjtë. Nga ajo herë e parë kanë ndryshuar shumë gjëra, me Djallin e tij që ka fituar një Skudeto vjet dhe këtë vit ka arritur gjysmëfinalet e Champions League.

TRE PIKË TË ARTA

Mirëpo Milani duhet ende të fitojë passin për në Champions League të sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye, pas disa hapave të gabuara, ishte thelbësore të rikapte trenin për në katër vendet e para. Tre pikët e djeshme kundër Leçes i mundësuan Djallit të kapë Romën në vendin e katërt, e cila ka një ndeshje më pak e që do ta luajë sonte me Atalantën.

ROMA VENDIMTARE

E pastaj, të shtunën e ardhshme, pra, do të zhvillohet në Olimpico ndeshja e madhe mes giallorosëve dhe rosonerëve, sfidë që mund të jetë vendimtare në garën për vendin e katërt. Ky është edhe mendimi i Piolit: “U thashë djemve se ndeshjet kundër Leçes dhe Romës të shtunën e ardhshme ndoshta do të jenë ato që do të përcaktojnë klasifikimin tonë përfundimtar. Sot ishte e rëndësishme, e shtuna do të jetë edhe më shumë – deklaroi ai dje pas ndeshjes – Nga këtu deri në fund kemi tre përplasje direkte: me Romën, Lacion dhe Juventusin, ka disa mundësi për të marrë shumë pikë, por janë përplasjet direkte ato që do të përcaktojnë renditjen përfundimtare”.

You might also like