Milanistat, emocionet kuqezi

Pato: “S’mund ta imagjinoj një Milan pa Maldinin. Leao, top player”

News

Ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e Gazzetta dello Sport. Ish qendërsulmuesi rosoner ka komentuar fjalët e lëshuara dje nga Paolo Maldini për të ardhmen e tij të pasigurt, si dhe padyshim për fitoren e Skudetos nga klubi i tij i vjetër. Le ta shohim së bashku mendimin e Patos:

Për fjalët e Maldinit: “Çfarë do t’i ndodhë Maldinit? Unë jam në Amerikë (Orlando) dhe e kam të vështirë t’i interpretoj situatat. Por një gjë mund të them: vështirë që amerikanët të hyjnë në një kompani dhe të ndryshojnë gjërat që funksionojnë. Paolo është një flamur, por është edhe drejtues që ka treguar se di ta menaxhojë grupin. Është një element i rëndësishëm edhe tani, nuk është vetëm njeriu që ka bërë historinë e Milanit. Ata që bëjnë historinë marrin respekt, por Paolo tani është më shumë se kaq sepse ka treguar se është në top edhe në rolin e tij të ri. Dhe nuk mendoj se pronësia e re do të dojë të privohet, nuk mund ta imagjinoj një Milan pa Maldinin”.

Për Skudeton e fituar nga Milani: “Jam i lumtur që pas 11 vitesh Skudeto është rikthyer te Milan. Në shtëpi … për atë që mendoj unë, dhe është bukur, speciale. Milani ka merituar ta fitojë, i duhej vetëm pak vetëbesim”.

Për rritjen e Rafael Leao: “Mjaftoi pak besim te Rafael Leao, që të mund të bëhej kampion, një top player dhe pjesërisht tashmë është. Ka gjithçka që duhet, por krahasimet nuk janë kurrë të mira për askënd, veçanërisht për lojtarët e rinj. Ka përkrah personazhe si Giroud dhe Ibra që ndihmojnë për t’u rritur. Sot bëj tifo për Maldinin dhe për gjithë të tjerët: Ibra duhet të mbetet dhe Giroud është një sulmues top. Milani është rikthyer të jetë një klub i madh. Nuk mund të imagjinoj situatë më të bukur për një pronar të ri që vjen”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe