
Paraqitje e papranueshme. Një Milan i pambrojtshëm. Po të vazhdohet kështu, përfundojmë në Europa League
Një tjetër ndeshje që të lë pa fjalë për mungesën e dëshirës, shpirtit dhe personalitetit.
Dëshmi e mëtejshme se kjo skuadër përballet ndryshe me dy kompeticionet: mëkat vdekjeprurës, mentalitet prej provinciali. Nuk është aspak mirë. Vetëm një pikë e fituar në 3 ndeshjet e fundit, kur përballë kishim Fiorentinën, Salernitanën dhe Udinezën: pikë të çmuara të lëna rrugës, pikërisht kur atëherë kur ishte për të vendosur kapelen në sy dhe për të përfituar nga kalendari më i ndërlikuar i rivalëve. E rradhës do të jetë ndeshja ndaj Napolit, pas ndërprerjes, në këtë pikë, të gjatë dhe me humorin përtokë.
Më 2023 bilanci, i pamëshirshëm, është vetëm 5 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, me 15 gola të shënuar dhe plot 25 të pësuar.
Milani ka sot mbrojtjen e njëmbëdhjetë në kampionat me 36 gola të pësuar: një vit më parë ishin 31 në mbarim të kampionatit.
Për të mos folur për vështirësitë përpara, për të shënuar: dje nga penalltia, ndërsa në periudhën e fundit rrallëherë arrihet të shënohet më shumë se një gol për ndeshje. Është e vështirë të kursesh ndonjë gjë. Në këtë mënyrë nuk shkohet askund: kështu, vitin e ardhshëm luhet Europa League të enjten dhe Liga e Kampionëve mund të shihet ulur në një kolltuk, në TV.
Vetëm një skuadër e papjekur mund të dalë në fushë me mendje të ndryshme në varësi të kompeticionit: ky është një limit i atyre që zbresin në fushë dhe atyre që nuk janë në gjendje t’i motivojnë siç duhet.
Nuk mund të mos gjesh stimuj në garën për një vend në Championsin e ardhshëm, nuk mund të mos i gjesh edhe nëse vjen nga një kampionat i fituar.
Në këtë pikë gjithçka vihet tmerrësisht në pikëpyetje, duke filluar nga një mbrojtje me 3 që nuk po jep më përfitime, përveç një sjelljeje taktike që e penalizon shumë ndeshjen. Ndoshta është koha për t’u rikthyer te njohjet e vjetra, 4-2-3-1. Ndoshta, sigurinë për fat të keq nuk e kemi. Edhe sepse në majë të të gjithave ka një problem në kokë: nëse të mërkurën nën melodinë e Championsit je 8 më të mirat dhe në fundjavë nën himnin e Serie A vlerësohesh me notë 5, hendeku është i gjithi mendor. Dhe kjo është e papranueshme.