Milanistat, emocionet kuqezi

Paralajmërimi i gazetarit të njohur për tifozët: “Ose njëri ose tjetri, jo të dy”. Ndëkohë Milan…

News

Gazetari i njohur me besim rosoner në kanalin e tij në Youtube bën një bilanc të merkatos së Skuadrë së Parë të Milanos

Maji i 2022 do të jetë muaji më i rëndësishëm i historisë së kohëve të fundit të Milanit. Do të vijë verdikti për skudeton dhe ndoshta do të kuptohet edhe se kush mund të jetë pronari i një prej klubeve më fitues në botë.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit, drejtuesit milanistë nuk do të ndalen dhe do të përqëndrohen menjëherë në planifikimin e një fushate blerjesh të nivelit shumë të lartë. Objektivi i parë është të përfundojmë të pari për të patur sigurinë që do të jemi kokë grupi në Champions. E dyta është të ndërtohet një skuadër që mund të kapërcejë grupet e turneut prestigjioz kontinental.

Dhe është pikërisht Carlo Pellegatti ai që në kanalin e tij në Youtube bën një pasqyrë si të situatës korporative ashtu dhe të çështjes merkato, duke u përqëndruar në një çështje, sipas mendimit të tij, të pashmangshme.

Zhvillimet e fundit në shtëpinë e kuqezinjve

Ja fjalët e gazetarit të njohur me besim rosoner: “Milani vazhdon të punojë për fushatën e fuqizimit. Të plotfuqishmit e merkatos nuk do të shpërqendrohen nga lajmet në lidhje me kalimin e pronësisë. Sipas disa kolegëve, mund të vijnë edhe konsorciume të tjera, sipas burimeve të tjera fondi Elliott mund të kërkonte më shumë. Por tani për tani nuk ka asnjë të re konkrete”.

“Përsa i përket Botman, holandezi është kandidati kryesor për mbrojtje. E nëse vjen futbollisti i Lille, atëherë Romagnoli absolutisht nuk do të mund të qëndrojë më te Milani. Sa i përket Origi, nuk ka asnjë të re. Sanches është një lojtar gjithmonë në shënjestër. Unë kam qënë gjithmonë shumë i kujdesshëm ndaj tij, por kur më thanë se portugezi do t’i kishte ulur kërkesat e tij për pagën, u binda se me të vërtetë mund të zbarkojë në Milanello”.

Më pas Pellegatti përfundon: “Milani ka 5-6 lojtarë që mund të luajnë në klubet më të mëdha evropiane. E kam fjalën për Mike Maignan, Theo Hernandez, Fikayo Tomori, Sandro Tonali dhe Rafael Leao. Me tre ose katër ndryshime, Djalli mund të jetë shumë, shumë konkurrues”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe