
Pa nder e pa respekt / Tifozët e Interit kopjojnë këngën e milanistëve ‘Bandito’: “Gjithmonë jeni përpjekur të bëheni si ne” (FOTO)
Euroderbi i Champions League po ndezur tifozët si rrallëherë ka ndodhur më parë. Nerazurrët kanë krijuar një këngë të re kundër kuqezinjve. Tani teksti është publik dhe një pjesë është identike me këngën e milanistëve
Pas pak javësh do të ndodhë përplasja totale, me qytetin e Milanos që do të ngjyroset rosoner dhe nerazurr për Euroderbin që pritet të jetë më i nxehti i të gjitha kohëve. Interi dhe Milani do të gjenden rivalë në dopjo sfidën Champions League, e vlefshme për gjysmëfinalen e kompeticionit. Një përplasje europiane e munguar prej njëzet vitesh mes dy kushërinjve milanezë. Anbjenti tashmë është i eksituar dhe tifozeritë kanë nisur luftën e ftohtë që do të shoqërojë dy sfidat.
E dimë shumë mirë se si ndodh. Ndeshja e parë do të luhet më 10 maj, me Milanin që do të jetë zot shtëpie në San Siro. Më 16 maj në ndeshjen e kthimit kthimit, një javë më vonë Interi do të jetë skuadra vendase. Mundësia për të shkuar në finale është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Që nga 2017, asnjë skuadër nga Serie A nuk kualifikohet për aktin e fundit të Champions League. Motivacionet po shtohet, me Piolin dhe Inzaghin të vetëdijshëm për mundësinë e madhe dhe për prestigjin që do të fitonte skuadra e tyre.
Pra, siç thamë më lart, tifozeritë e Milanit dhe Interit kanë filluar të hedhin kundër njëri-tjetrit shigjetimet e zakonshme para derbit. Por këtë herë gjëja në lojë është vërtet e lartë. Për këtë arsye, lufta në distancë midis dy palëve do të jetë më e nxehtë se kurrë. Këtë e dëshmon kori i fundit i krijuar nga tifozët e Interit.
Tifozët e Milanit së fundmi kanë krijuar një këngë të re të titulluar “Bandito”. Një demonstrim i dashurisë totale për skuadrën dhe klubin. Vetëm fjalë dashurie dhe mbështetje për Djallin, pa asnjë referencë për skuadrat e tjera apo rivalitetet. Që është si më poshtë:
Da quand’ero piccolino (Që i vogël)
Io mi innamorai di te (U dashurova me ty)
Il mio cuore che batteva (Zemra ime që rrihte)
Non mi chiedere perché (Mos më pyet se përse)
Non te lo posso spiegar (Nuk mundem të ta shpjegoj)
Non potrai capire mai (Nuk do mundësh ta kuptosh kurrë)
Quanto è bello l’AC MILAN (Sa i bukur është AC MILAN)
Quanto è bello essere NOI (Sa bukur është të jesh NE)
Io per sempre ci sarò (Unë gjithmonë do të jem)
Quando il Milan giocherà (Kur Milani do të luajë)
Come quando da bambino (Si atëherë, fëmijë)
La guardavo con papà (E shikoja me babanë)
Bandito (Bandit)
Una vita accanto al diavolo (Një jetë pranë djallit)
E la sciarpa rossonera (Dhe shallin rosoner)
Con orgoglio indosserò (Me krenari do të vë)
E fiero (Dhe krenar)
Di aver scelto sempre e solo te (Që të zgjodha gjithmonë dhe vetëm ty)
Ogni giorno nella vita (Çdo ditë në jetë)
Cosa più bella non c’è (Gjë më të bukur nuk ka)
A ka gjë më të bukur për mbështetur Milanin!
Megjithatë, tifozët interistë, në funksion të Euroderbit, kanë shpikur një këngë ngacmuese, duke iu referuar asaj të rosonerëve. Dallimi është se ajo e nerazurrëve është një sulm i drejtpërdrejtë kundër tifozëve kushërinj.
da quando ero piccolino tutto grazie a mio papà (që i vogël falë babait tim)
ho imparato che era l’inter la squadra della città (Mësova se ishte Interi skuadra e qytetit)
si poi c’eravate voi tra scommesse ed anni bui (po, ishit edhe ju mes basteve dhe viteve të errëta)
avete sempre provato a diventare come noi (jeni përpjekur gjithmonë të bëheni si ne)
te lo posso anche spiegar ma tu non puoi ricordar (mund edhe të ta shpjegoj, por ti nuk mund ta mbash mend)
perchè quando eri bambino non giocavi in serie a (sepse kur ishe fëmijë nuk ke luajtur në Serie A)
in bacheca hai la mitropa e starà per sempre li (në vitrinë ke mitropën dhe do të qëndrojë gjithmonë aty)
milanooooo
sei convinto sia la (je i bindur se është atje)
tua città ma non hai capito un cazzo (qyteti yt, por nuk ke kuptuar një k….)
guarda in faccia la realtà (shikoje në fytyrë realitetin)