
Osimhen, po shumë i fortë, por është një tjetër 9 që mund ta vendosë Napoli-Milan. Që ta dijnë edhe ata që s’e dinë
Rikthimi në fushë i Victor Osimhen, i mangët si në dy ndeshjet e kampionatit (njëra e fituar nga Napoli në shtator, tjetra nga Milani më 2 prill), ashtu dhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, të së mërkurës së kaluar, sigurisht që mund të ndryshojë kartat në tavolinë; nigeriani me numër 9 është shumë i fortë: ai jo vetëm ka cilësi dhe fizik, por ka edhe një uri të jashtëzakonshme që e bën atë një rrezik publik në çdo moment. Por numri 9 i frikshëm dhe i tmerrshëm i Napoli-Milanit nuk do të jetë veç ai që do të mbajë fanellën blu…
I çmuar
Thamë se është i dëmtuar. Por thamë edhe se në ambjentet rosonere ka shumë besim në rikthimin e tij. Por pra, është një tjetër nga ana tjetër e fushës, e kemi fjalën pikërisht për atë, Olivier Giroud me një karrierë që flet vetë për sa i përket përvojës dhe golave të rëndë; njërin nga më të fundit, ndër të tjera, e shënoi pikërisht në Napoli në mars 2022, duke i dhënë Milanit një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen që më pas çoi në Skudeto. Megjithatë, nuk është për “know how” e tij që duhet t’i frikësohet Giroud, por sepse francezi është një garanci e vërtetë në nivel teknik dhe taktik; Qendërsulmuesi risiber gjithmonë krijon gjithmonë një pressing shumë bujar dhe mund të ndihmohet nga zbritja pak më e ulët se zakonisht e Milanit në fushë dhe, në fazën sulmuese, mund të jetë shumë i dobishëm për krahët – veçanërisht për inkursionet e Leaos – mbi topat e pritshëm të gjatë që do të vijë nga prapavija e skuadrës, veçanërisht duke u përballur me një kundërshtar më pak fizik sesa graniti Kim, si Juan Jesus.
Shifrat
Në këtë Champions League, Giroud ka realuzuar 4 gola dhe është golashënuesi më i mirë në kompeticion për Milanin; vlen për t’u theksuar se kundër Napolit ka shënuar dy gola: një në ndeshjen e lartpërmendur Napoli-Milan në mars 2022 dhe një tjetër, edhe pse i padobishëm për qëllimet e rezultatit, në ndeshjen e parë të kampionatit në shtator 2022. Francezi nuk shënon që nga 13 marsi kundër Salernitanës dhe, si të gjithë shokët e tij, ka një dëshirë të madhe të jetë akoma i saktë dhe vendimtar. Lidershipi i tij vërehet në fushës dhe jashtë saj: Osimhen – për të qenë të qartë – është i frikshëm, vërtetë, por me Giroud në skuadër mund të kesh mjaft garanci për rendimentin.