Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Olivier Giroud nuk ndalet: një rekord i ri për kampionin e Milanit

Kur nënshkroi për Milanin, jo të gjithë ishin ok për ardhjen e Olivier Giroud. Ishin të shumtë ata që besonin se tani ishte “i vjetër” dhe se nuk do të kishte qenë aq vendimtar sa rezultoi të ishte.

Sulmuesi francez ishte një protagonist i madh i Skudetos së fituar nga skuadra e Stefano Piolit sezonin e kaluar. Dhe në këtë po konfitmohet si golashënuesi më i mirë i rosonerëve me 12 gola në 34 ndeshje, duke shtuar edhe me 6 asistime. Në nivel realizativ duhen shtuar edhe 4 golat e shënuar ndaj Francës në Botërorin e Katarit.

Giroud, tjetër rekord me Francën

Giroud është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, një rekord të cilin e donte shumë. Ka arritur në kuotën 53, +2 mbi mbajtësin e mëparshëm të rekordit Thierry Henry. Një kënaqësi që ia arriti pikërisht në Kupën e Botës, ku kombëtarja franceze arriti në finale, ku më pas humbi me Argjentinën.

Edhe pas Botërorit, trajneri Didier Deschamps vazhdoi ta thërriste. Është në grupin që në këtë pauzë të kampionatit është thirrur të përballet me Holandën dhe Irlandën në ndeshjet kualifikuese për Europianin e ardhshëm. Pikërisht kundër Irlandës sulmuesi i Milanit vendosi një rekord të ri.

Kështu, në 36 vjeç e 178 ditë, ai u bë lojtari më i vjetër jashtë fushës që luan si titullar me fanellën e kombëtares së Francës në një kompeticion zyrtar. Për të bëhet fjalë për paraqitjen e 122-të me Blutë.

Oliviero pret rinovimin me Milanin

Pas impenjimeve me fanellën franceze, Giroud do të rikthehet në Itali për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës së Milaniy. E para është ajo e së dielës kundër Napolit, një antipastë e sfidës së dyfishtë të çerekfinaleve të Champions League. Mundja e kreut të Serie A nuk do të jetë e lehtë, por një fitore do t’i jepte padyshim një shtysë të mirë një grupi që ka nevojë pas tre ndeshjesh pa fitore në kampionat.

Ndër takimet e javëve të ardhshme duhet të jetë edhe ai për rinovimin e Giroud. Në fakt, në muajin prill pritet një takim i re midis shoqëruesve të sulmuesit dhe drejtuesve të Milanit. Nuk duhet të ketë asnjë problem për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës që skadon në qershor 2024.

You might also like