Milanistat, emocionet kuqezi

Nxehet ​​Maldini; Tradhtia e Mbretit të Kupës; Emër i ri për sulmin; Pranë njoftimit zyrtar; Pengesë paga; Alternativa e Botman; Mundësi me parametra zero; Me vlerë në rënie; Dy anësorë nga Serie A; Një hap nga shpagimi

News

Është i ndarë mes shpresave në fushë dhe ëndrrave në merkato tifozi i Milanit, që mund të aspirojë një muaj maj nga ata të paharrueshmit.

Fillimisht skudeto për t’u shkepur nga fanella e kushërinjve dhe më pas closing koorporativ për një pronësi që premton fishekzjarrë gjatë fushatës së ardhshme të blerjeve.

Janë të shumta lajme po qarkullojnë këto ditë rreth Casa Milan. Le t’i shohim së bashku gjithë të rejat e merkatos së Skuadrës së Parë të Milanos në shënimin tonë të zakonshëm, tashmë.

1/ Pranë njoftimit zyrtar

Akord i përcaktuar në të gjitha aspektet për ardhjen e Divock Origit me parametra zero në oborrin e Piolit.

Qendërsulmuesi belg do të fitojë rreth 4 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset, për 4 vite. Njoftimi zyrtar duhet të mbërrijë menjëherë pas finales së Champions League që do ta shohë atë të impenjuar me Liverpoolin më 28 maj.

2/ Paga pengesë

Jorge Mendes po punon me Milanin për të sjellë në kryeqendrën milaneze Marco Asensio.

Kampioni spanjoll me kënaqësi do të martohej me projektin rosoner, por duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga kërkesa e tij e ekzagjeruar për pagën (7 milionë). Për këtë shifër, Djalli pothuajse me siguri do të rikthehet kah profilesh të tjera.

3/ Emër i ri për sulmin

Autor i një sezoni të madh në Serie A, me 16 gola dhe 6 asiste, Giovanni Simeone do të blihet nga Verona për 12 milionë euro.

Siç zbulohet nga AS, mbi 26-vjeçarin argjentinas janë shumë skuadra evropiane të interesuara, përfshirë Milanin dhe Napolin. Objektivi i deklaruar i lojtarit është të shkojë në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, ndaj do të zgjedhë destinacionin që do t’i mundësojë të luajë më shumë.

4/ Alternativë e Botman

Do të ishte gjithçka e bërë për qendrën holandeze të Milani. Kontratë deri më 30 qershor 2027 dhe pagë 3 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Megjithatë, për sa kohë që nuk vihet e zeza mbi të bardhë, gjithçka mund ende të ndodhë.

Sipas Daily Mirror, për këtë rast Milani po merr masa paraprake, duke vënë në shënjestër William Saliba të Arsenalit. Mbrojtësi francez mund të zbarkojë në kryeqendrën milaneze me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

5/ Mundësi me parametra zero

Duke mbetur te mbrojtja, djalli kërkon të zëvendësojë edhe Alessio Romagnolin, i cili do t’i thotë lamtumirë rosonerëve, me Dan-Axel Zagadou.

Mbrojtësi klas ’99 do të çlirohet nga Borussia Dortmund me parametra zero. Maldini duhet të nxitojë, për ta hequr nga duart e konkurrencës së dendur.

6/ Ëndërra të mëdha

Ju kemi folur tashmë për një Milan në gjurmët e Christopher Nkunku. Mesfushori i Leipzigut, është protagonist i një sezoni alienësh. Tridhjetë e katër gola dhe 19 asiste në 49 ndeshje të Bundesligës dhe Kupës. Gjë e çmendur.

Autoritativja franceze L’Equipe, pretendon se do të ishin tre skuadra në pole për të siguruar atë që konsiderohet aktualisht si mesfushori më i mirë në Evropë. Do të ishin Milan, United dhe Barcelona. Kostoja e operacionit? Të paktën 60 milionë euro.

7/ Vlerësim në rënie

Nga Anglia flasin për Milan të interesuar sërish për sulmuesin e Arsenalit, Nicolas Pépé. I paguar 75 milionë euro më 2019 nga Lille dhe autor i një sezoni anonim me 1 gol në 18 ndeshje.

Arteta nuk e konsideron më atë në qendër të projektit të Gunners, aq sa vlerësimi i tij do të kishte rënë në 25 milionë euro. Drejtuesit e rosonerëve po e mendojnë, pasi rilançimi i 26 vjeçarit francez ivorian në krahun e djathtë milanez mund të jetë një zgjedhje fituese.

8/ Tradhtia e Mbretit të Kupës

Pavarësisht dygolëshit që u dha kushërinjve nerazurrë Kupën e Italisë, kundër Zonjës së Vjetër, Perisic nuk është ende i sigurt për rinovimin me Biscionen.

Sipas La Gazzetta dello Sport, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje dhe mund të ndërhyjë Milani, i cili e ka ndjekur prej kohësh kampionin kroat. Klubi milanist ëndërron një hakmarrje stil Çalhanoglu.

9 / Dy anësorë nga Seria A

Corriere dello Sport përqëndrohet në situatën e anësorëve në casa Milan. Maldini dhe Massara po shqyrtojnë dy kandidatë nga Serie A.

Bëhet fjalë për ish rosonerëin Gerard Deulofeu dhe Domenico Berardi. Një sezoni i mirë për të dy profilet. 12 gola dhe 4 asistime për fantazistin e Udineses, 14 gola dhe 16 pasime fituese për anësorin e Sassuolos. Të dy operacionet do të përfshinin një investim midis 25 dhe 30 milionësh.

10/ Një hap nga shpagimi

Paraqitjet e fundit të jolly në pronësi (edhe për pak kohë) të giallorosëve kanë hequr çdo dyshim. Nuk përjashtohet mundësia që Maldini të tentojë për të marrë një skonto të vogël mbi 4.5 milionët e rënë dakord me Tiago Pinto, por negociatat në çdo rast do të duhet të çojnë në tymin e bardhë përfundimtar.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe