Milanistat, emocionet kuqezi

Nuk ka lamtumirë më 30 qershor: vjen rinovimi me Milanin

391
News

Nuk ka nisur ende fort merkato Milan. Shumë negociata, shumë emra në lojë: Paolo Maldini dhe Frederic Massara, në pritje të firmave të tyre, kanë vazhduar të punojnë, duke vazhduar aferat, që tani duhet vetëm të mbyllen.

Po punohet në disa tavolina: nga ajo e shpagimeve, tashmë e kompletuar me vendimin për t’i besuar Junior Messias dhe Alessandro Florenzit, tek ato të blerjeve dhe rinovimeve.

Negociatat që ekzaltojnë tifozët, si ato që lidhen me goditjet e mundshme në treçerekfushë, si Asensio, Noa Lang dhe de Ketelaere, te afera që nuk entuziazmojnë shumë, por që janë po aq të rëndësishme.

Siç dihet, Franck Kessie tashmë nuk është më një lojtar i Milanit. Ivoriani ka vendosur të ndryshojë ajër, duke u martuar me projektin e Barcelonës. Alessio Romagnoli do të bëjë valixhet më 30 qershor. Për tanimë ish-kapitenin do të ketë një aventurë të re në Lacio.

Janë të pakët ata që do ta kenë marrë në konsideratë, por është edhe një futbollist tjetër që do ta shohë të skadojë marrëveshjen e tij me Milanin më 30 qershor. Po flasim për Antonio Miranten. Portieri kampan nuk luajti asnjë minutë me fanellën e rosonerëve, pasi mbërriti me nxitim dhe pas dëmtimit të Mike Maignan, por vullneti i Milanit, siç raporton Luca Bianchin, gazetar i La Gazzetta dello Sport, duket se është të rinovojë edhe kontratën e tij.

Italiani mund të luajë një rol të rëndësishëm për listat. Ky do të jetë kështu portieri i tretë pas Mike Maignan dhe Ciprian Tatarusanu. Në të vërtetë për të ardhmen e rumunit ka zëra kontradiktore dhe nuk përjashtohet edhe një lamtumirë e tij. Ja pra, kështu mund të ndryshonte edhe fati i Plizarit që sot do të duhej të ndryshonte ajër për të luajtur më me vazhdimësi.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe