
Nuk ka krahasime, kjo është një histori tjetër
Jo, jo, jo, nuk është ashtu. Djemtë tanë nuk janë historia e Milanit. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e Milanit. Ata nuk mund të jenë histori dhe nuk duhet t’ua vendosim këtë peshë mbi supe, sepse po bëjnë diçka të re dhe ndryshe. Historia, edhe pse të gjithë ne do ta përjetojmë përjetësisht rëndësinë dhe krenarinë e saj, mbetet aty, e pakrahasueshme, me një peshë që nuk mund dhe nuk duhet t’u ngarkohet djemve të sotëm.
Historia jonë e mrekullueshme ishte zënë mes turbulencave të ndryshme. Djemtë tanë më 23 maj 2021 në Bergamo arritën të dytët në kampionat, pasi nga 2014 e këtej Milani kishte përfunduar sipas rendit i teti, i dhjeti, i shtatë, i gjashti, i gjashti, i pesti dhe i gjashti.
Klubi dhe stafi, lojtarët dhe e gjithë Milanello tani kanë lidhur fijet së bashku, kanë nisur një projekt të ri, kanë fituar Skudeton që i mungonte për 10 vitesh, kanë fituar gjysmëfinalen e Champions League që nuk kishte ndodhte nga 2007, i kanë bërë gjitha këto me shpirtin e sotëm dhe me karakteristikat e sotme.
Nuk mund dhe nuk duhet të pyesim Piolin se çfarë bëri Sacchi, apo Kjaer se çfarë bënte Nesta, Krunic çfarë bënte Gattuso e kështu me radhë. Sepse sot ne përgatisim dhe përjetojmë ndeshjet tona kyçe me një maturi, me një qëndrueshmëri dhe me një strategji, ndryshe nga ato të së shkuarës së lavdishme.
Është Milani i sotëm ai që pëson edhe pa provokuar fyerjet dhe kërcënimet e tifozëve napolitanë (njëlloj si nga tifozët e Interit në fund të ndeshjes së kthimit me Benfikën) si dhuratë nga shorti i Champions League. Është Milani i sotëm ai që zbret në fushë në Napoli duke menduar vetëm të luajë futboll, të mbulojë zonat dhe të shpërthejë në momentin e duhur, pa imagjinuar komplote kozmike dhe fantazma arbitrare.
Nuk mund të zgjedhim midis modulit të daulles rrumbullake dhe atij të vagonit të mbyllur siç mund të bënin Sacchi dhe Ancelotti, nuk do të kemi Kaka dhe Sheva, por kemi grupin dhe shpirtin për të bërë të ndodhin gjërat që nuk kishin ndodhur për një kohë të gjatë. Dhe ne e bëjmë me grupin dhe me frymën e sotme. Sot Maldini dhe Pioli nuk i kërkojnë skuadrës që të bëjë si të mëdhenjtë e një kohe, por të ëndërrojë dhe të jetë ambiciozë.
Dhe ëndrrat e ambiciet kanë të bëjnë me të sotmen dhe të nesërmen, jo me historinë që është shumë e madhe për t’u shfaqur në finalen e këtij sezoni. Në Milanello ka foto të skuadrave të çdo epoke që kanë fituar në historinë e Milanit, por ka shumë edhe nga Skudetoja e fundit, duke u thënë substancialisht djemve se nuk duhet të jetojnë me frikën se mos mund të përsërisin triumfet e të mëdhenjve, por të jetojnë me krenarinë se kanë bërë diçka të rëndësishme dhe emocionuese edhe ata. Milani i sotëm le të jetë vetvetja dhe të mos ketë frikë të vuajë kundër Leçes nesër.
Të përballet me vështirësitë e çdo ndeshjeje si një skuadër e mundshme, jo si skuadër ekip për t’u kurorëzuar. Sepse të tillë jemi dhe duhet të vazhdojmë të jemi. 70,000 të pathyeshmit që kanë qenë gjithmonë në San Siro prej një viti tashmë, e kanë kuptuar.
Shohin në fushë një skuadër që jep gjithmonë atë që ka, pak, mesatare apo shumë, në varësi të fazës së sezonit. Nuk i pyesin Brahim dhe Olin për gjërat e Gullit dhe Van Basten, kërkojnë të nderojnë fanellën dhe ndeshjen gjithmonë. Euroderby i 2023 ka një profil, një tipar, një peshë krejtësisht të ndryshme nga ai i 2003. E jona është një histori tjetër. Por për këtë do flasim përsëri, ndërkohë le të bëjmë punët tona sot, si fëmijë të të sotmes, të të cilës jemi dhe kusuri do të shihet. Forca çuna.