Milanistat, emocionet kuqezi

Nkunku-Milan, mbërrijnë konfirmimet; situata

News

Ëndërra të mëdha. Këtë dëshiron të bëjë Milani, i cili përveç çështjeve në fushë, me një kampionat 4 pikë larg, synon të jetë ambicioz edhe në merkato, duke ndërtuar një ekip që mund të jetë konkurrues edhe në Champions League. Pronësia e re dëshiron ta bëjë për skuadrën e Piolit një kapërcim cilësor, në këtë optikë duhet parë edhe interesi i rosonerëve për Christopher Nkunku, interes për të cilin sot mbërrijnë konfirmime edhe nga kolëgët francezë të L’Equipe. Është Milani dhe bashkë me të edhe Manchester Unitedin dhe Barcelona, në rresht të parë për talentin francez klas ’97, në skadencë me Leipzig më 2024.

SITUATA

Ende nuk është paraqitur asnjë propozim zyrtar, por pëlqimi është i madh. Talenti i rritur në sektorin e të rinjve të Paris Saint-Germain vlerësohet për aftësinë e tij për të luajtur në role të shumta (mesfushor sulmues, nëntë fallco, sulmues anësor) dhe saktësinë e tij nën portë, siç dëshmohet nga 34 golat (dhe 19 asistet) në 49 ndeshje sezonale mes Bundesligës dhe kupave. Leipzig, i cili dëshiron t’ia rinovojë kontratën dhe nuk ka marrë ende një përgjigje pozitive nga futbollisti për këtë, nuk dëshiron ta lërë të largohet, vetëm me një ofertë prej të paktën 60 milionë eurosh mund ta bëjë të ndryshojë mendje.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe