Milanistat, emocionet kuqezi

Njoftimi i Ancelottit: “Pas Real Madridit…”

News

Carlo Ancelotti sapo ka arritur një moment historik të madh. Është bërë trajneri i parë i të gjitha kohërave që ka fituar titullin e kampionit në të pesë kampionatet kryesore kombëtare evropiane. Ka hyrë në historinë e futbollit, pa dyshim.

Pas Skudetos me Milanin, Premier League me Chelsea, Ligue 1 me PSG dhe Bundesligës me Bayern Munich, ai fitoi edhe La Ligën me Real Madridin. Në krye të blancos ai pati fituar më parë Champions League më 2014, tani i ka shtuar një tjetër triumf të rëndësishëm ekspozesë së tij.

Ancelotti dhe Real Madrid janë edhe në garë për të fituar sërish Champions League, teksa ka një ndeshje për t’u luajtur, atë të kthimin në gjysmëfinale kundër Manchester City. Në ndeshjen e parë në Etihad Stadium, djemtë e Pep Guardiolës fituan 4-3, por ndeshja e dytë e nesërme në Santiago Bernabeu premton shkëndija. Gjithçka mund të ndodhë.

Në një intervistë të dhënë për Prime Video, Ancelotti nuk e ka përjashtuar mundësinë që së shpejti të tërhiqet si trajner, shumë do të varet nga zgjedhjet e Real Madridit: “Do të doja të qëndroja këtu për shumë vite dhe ta mbyll karrierën time në Real Madrid. Dhe pastaj të bëj diçka tjetër. Nëse më mbajnë për dhjetë vjet, atëherë do të stërvis për dhjetë vjet. Do të vazhdoj sa të më mbajnë, pastaj të shohim, ndoshta ndaloj. Kombëtare? Do të ishte një, por tani do të ishte e parakohshme, duhet të mendoj. Jo, sigurisht që jo për këtë Botëror. Për atë të 2026? Përse jo? Mund të jetë…”.

Trajneri emilian do të mbushë 63 vjeç në qershor dhe sigurisht që sezonin e ardhshëm do të jetë sërish në pankinën e Madridit. Nuk do të kishte problem t’i jepte fund eksperiencës së tij si trajner në Real Madrid, edhe pse ideja për të provuar aventurën si trajner i një kombëtareje e ngacmon paksa.

Ndonjë tifoz i Milanit ëndërron rikthimin e tij te rosonerët, por vështirë se do të ndodhë. Sidoqoftë, ajo që ka bërë Carletto në Milano, ku ka fituar fillimisht si futbollist e më pas si trajner, do të mbetet në histori. E ka fituar tashmë dashurinë e miliona tifozëve milanistë, të cilët ende e mbështesin edhe pse po stërvit diku tjetër.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe