
Njëzet vjet më vonë, sërisht derbi: 6 ditë të zjarrta që vlejnë një finale
Kanë kaluar 20 vjet, por kujtimi i gjashtë ditëve elektrike, të përjetuara në tej të briskut nga lojtarët, trajnerët, tifozët, mbetet mjaft e gjallë në mendjen e të gjithëve. Dhe këtë vit historia duket se do të përsëritet: Milani dhe Interi do të garojnë për finalen e Champions League, vetëm një milaneze do të jetë protagonistja e aktit final në Stamboll më 10 qershor. Por, së pari, do të duhet të përballen me tensionin e një rivaliteti unik në botë në skenën më të rëndësishme të të gjithë Evropës.
Java e shkurtër
Siç shkruajnë kolegët e të përditshmes sportive Gazzetta dello Sport, atëherë, midis ndeshjes së parë dhe të dytë ishin vetëm 6 ditë: një javë e shkurtër që nuk kishte bërë gjë tjetër veçse kishte nxitur tensioninin dhe pritshmërinë vuajtëse për përballjen e dyfishtë, nga 7 më 13 maj. Edhe kësaj here, historia përsëritet, do të ketë vetëm 6 ditë që do të kalojnë midis ndeshjes së parë (10 maj, me Milanin në shtëpi) dhe ndeshjes së dytë (16 maj, Interi në shtëpi).
Në njëzet vjet, panorama futbollistike në Evropë në përgjithësi është përmbysur: dy skuadrat milaneze atëherë ishin ndër skuadrat më të mira të botës dhe Serie A ishte ende një nga më të lakmuarat, me kampionët që rriheshin midis tyre për të shkuar që të luanin aty. Në atë vit, për herë të parë, pati një gjysmëfinale tërësisht italiane, e pasuar prej një finaleje po tërësisht italiane, për herë të parë.
Milani dhe Interi ishin në duart e familjeve të mëdha historike, Berlusconi dhe Moratti, dhe edhe nga pikëpamja ekonomike ishim ata që bënim ligjin: më 2001 kuqezinjtë patën qetësinë të refuzonin një ofertë prej 150 miliardë liresh të Real Madridit për Shevchenkon…
Dhe sot…
Sot gjërat janë paksa si shumë më ndryshe. Serie A e feston gjysmëfinalen e dytë tërësisht italiane në Champions League pothuajse si një fitore. Kampionët e mëdhenj nuk bëjnë më rradhë për të ardhur aty, përkundrazi, e shfrytëzojnë atë (Serie A pra), si një trampolinë: sot Milani duhet të impenjohet me shumë forcë për të mbajtur lojtarët e tij më të mirë si Leao apo Maignan.
Sot, dy milanezet kanë një xhiro që karshi dy gjysmëfinalisteve të tjerë të bën të zbehesh: Milani ka një xhiro prej 264.9 milionë, Interi 308.4, City 371 dhe Reali deri 713.8. Një diferencë, veçanërisht me merengues, i turpshëm. Dy kushërinjtë italianë kanë ndryshuar ritëm prej kohësh dhe po përpiqen të arrijnë në të njejtin hap me një proces ndërkombëtarizimi: këtë herë në tribuna nuk do të jetë as Berlusconi e as Moratti, por amerikani Gerry Cardinale dhe kinezi Steven Zhang.
Në njëzet vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, por ajo që nuk do të zhduket kurrë është rivaliteti dhe tensioni që nga tani deri më 16 maj do të përjetohet në Milano, por edhe në të gjithë botën rosonere dhe nerazurre me një energji unike në llojin e vet. Ndeshja e parë është 20 ditë larg, por derbi tashmë ka filluar.