Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Një Milan i madh… në pritje të dy lajmeve të mëdha nga Leao

Milani, versioni më i mirë: ai i rasteve të mëdha, i atyre që vështirë se mund të gabohen. Fitorja ndaj Lacios ka një rëndësi të jashtëzakonshme, për kampionatin por edhe për Champions League. Renditja ka njjë pamje dukshëm shumë më të mirë sot, në pritje për të zbuluar rezultatin mes Atalantës dhe Juventusit. Humbja do ta kishte eliminuar thuajse skuadrën e Piolit nga gara për 4 vendet e para dhe edhe një barazim do të kishte pak dobi. Dhe edhe pse për momentin Milani është i pesti, duhet të kujtojmë se Juve me shumë mundësi do të përjashtohet nga kompeticionet e e ardhshme të Kupave evropiane. Ishte thelbësore të shkëputeshim të paktën nga një skuadër (Roma në këtë rast), duke shpresuar që Atalanta të mos fitojë sot.

Duke menduar sërish për ndeshjen kundër Kremonezës, më vjen të ha duart: me 2 pikë më shumë sot situata do të ishte pothuajse nën kontroll. Por të shikosh prapa është e kotë. Dhe nga sot zyrtarisht po mendohet (ashtu siç është e drejtë të bëhet) për derbin e Champions League. Suksesi ndaj Lacios ka një vlerë të veçantë edhe për përballjen europiane të së mërkurës: ishte shumë e rëndësishme të mbërrinim pas një paraqitje bindëse dhe jo si pasoje e një ndeshjeje zhgënjyese, mbi të gjitha për faktorin mendor. Skuadra ka treguar se është mirë si nga këmbët ashtu edhe nga mendja.

***

Ndërkohë që sot presim lajme qetësuese që kanë të bëjnë me Leao: presim konfirmimin e optimizmit që ndjehet nëpër korridoret e San Siros. Nuk besoj se ja vlen të kujtojmë se çfarë përfaqëson Rafa për këtë skuadër. Përveç pritjes së lajmeve të mira për gjendjen e tij, shpresojmë të firmosim edhe kontratën e re brenda pak kohësh. Para të së mërkurës do t’i jepte një shtysë të mëtejshme, të pabesueshme ambjentit rosoner në funksion të ndeshjes së parë të Champions League.

***

Midis vlerësimeve që shohim kudo rreth përballjes Milan-Lazio, nuk mund të mungonte goli spektakolar i Theo Hernandez: coast to coast është bërë tashmë një markë që e dallon francezin mbi të tjerët. Një nga lojtarët më të mirë të kësaj skuadre: thjesht mbrojtësi më i mirë anësor në botë. Për të mos lënë pa përmendur edhe një Kjaer në formë të shkëlqyer (lojtar i pafund), ashtu siç edhe trashëgimtari i tij Thiaw. Dje Brahim Diaz pati ditën të pushonte, por mendoj se do të jetë e vështirë të lihet jashtë ky Saelemaekers që po shohim këto ndeshje: njeriun më në formë midis rosonerëve. Belggu është rritur jashtëzakonisht shumë javët e fundit, ndërsa spanjolli duket në rënie.

Minus 3 nga euroderbi: fiksime, tension i lartë. Tani jemi vërtetë gati.

You might also like