
Një lajm i bujshëm për Leaon dhe gjobën ndaj Sporting Lisbonës: detajet
Është një lajm i bujshëm ai i lançuar nga gazeta sportive portugeze Record që ka grisur velin e natës milaniste e që ka të bëjë me Rafael Leaon. Sipas medias portugeze, Lille do të marrë përsipër pagesën e plotë të dëmit ndaj Sportingut, apo dënimin që përfshin klubin francez dhe Leao në pagesën e një gjobe në favor të Sporting Lisbonës pas zgjidhjes së njëanshëm të kontratës nga lojtari i Milanit në verën e vitit 2018 pas sulmit të pësuar nga ultrasit bardhegjelbër në qendrën stërvitore të klubit.
Sipas Record, Lille do të marrë përsipër plotësisht pagimin e 20.3 milionë eurove gjithsej (16.5 në kompensim plus 3.8 në interes) pas ankesës së humbur në Gjykatën Federale Zvicerane, e cila konfirmoi dënimin e përbashkët me Lille të dhënë nga CAS o Lozanës.
Nëse një lajm i tillë konfirmohet, Rafael Leaos do t’i çkonfiskohet 20% e pagës vjetore, e cila aktualisht i zbritet si shumë për t’i paguar Sportingut. Kujtojmë se si Lille e mori Leaon me parametër zero më 1 gusht 2018 e bindur se nuk do të duhej kurrë ta kompensonte Sportingun, por vendimi i TAD (gjykatës portugeze) e ndryshoi skenarin aq sa edhe gjykata e Milanos ra dakord me kolegët e saj luzitanë.
Një lajm i natës, i cili nëse konfirmohet, do të ndryshonte edhe kartat në tavolinë për rinovimin e kontratës së Leaos me Milanin, me heqjen gogolit të sanksionit që do të zhdukej dhe me palët që do të mund të flisnin më qetë se çfarë të bënin. Nëse gjoba do të merrej përsipër nga Lille pra, Leao dhe Milan ndoshta mund të konvergojnë më lehtë drejt rinovimit.