Milanistat, emocionet kuqezi

Një Kardinal për Milanin: ja kush është miliarderi i RedBird që do rosonerët

News

Quhet Gerald Joseph ‘Gerry’ Cardinal dhe është themeluesi i RedBird Capital, i interesuar siç dihet për blerjen e shumicës së aksioneve të Milanit. Kardinali, mes 53 – 55 vjeçëve, me një pasuri personale mbi një miliardë dollarë, do të donte për Milanin të ndiqte gjurmët e një presidenti me të cilin ka interesa të përbashkëta, i cili përkon me emrin e Dan Friedkin, pronarit të Romës.

RedBird ndërhyri në negociatat mes Elliott dhe InvestCorp për shitjen e Milanit, pas skadimit të ekskluzivitetit të fondin të Bahreinit. Nuk është një aksion shqetësues, krejt tjetër gjë: është një propozim i vërtetë dhe i plotë për klubin e rosonerëve. ‘CorSport’ sot, nënvizon se si, sipas njerëzve me dijeni në aferë, edhe pse klubi nuk i konfirmon lajmet, do të ishte vetë CEO i kuqezinjve, Ivan Gazidis, ai që shtyn për shitjen e Milanit te RedBird i Cardinale.

Por çfarë bën Cardinale me grupin RedBird? Në çfarë duarsh do të ishte Milani nëse do të kalonte në pronësi të realitetit amerikan? Më 2020, për shembull, ka investuar 300 milionë dollarë për të hyrë në ‘Skydance Media’, kompania që ka prodhuar filmin “Parasite”, fitues i katër çmimeve Oscar dhe i shpërndarë nga Friedkin.

Është aksioner i pakicës te Liverpool dhe i shumicës së Toulouse. Cardinale, në dy vitet e fundit, ka ekzaminuar plot 80 klube në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Romën përpara se të blinte vetë Friedkin, për të vlerësuar më pas blerjen e Milanit.

Ka punuar 20 vjet në Goldman Sachs duke menaxhuar asete prej 100 miliardë dollarësh përpara se të themelonte RedBird. Me të cilën, në vetëm tre vjet, ka katërfishuar asetet nën menaxhim: nga 1.5 në 6 miliardë dollarë. Sporti është në qendër të ideve të Cardinale, të cilit i pëlqen të luajë në shumë tavolina.

Punon me NFL, NCAA dhe NHL, si dhe me Ryder Cup të golfit. Më 2021, kujton ‘CorSport’, Gerry Cardinale ka blerë aksione të Wasserman, një agjenci ndërkombëtare sportive dhe spektakli, si dhe ja paguar 37.5 milionë për 15% të të drejtave të ekipit indian të kriketit, Rajasthan Royals.

Por nuk është e gjitha: ka themeluar, së bashku me aktorin Dwayne Johnson, i njohur si ‘The Rock’, një ligë të re futbolli, XFL, një kampionat me tetë lojtarë. Sipas ‘Variety’, është ndër 500 njerëzit më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Strategjia e tij, në fakt, është e ngjashme me atë të Friedkinit, stilin dhe suksesin e të cilit në Itali e admiron.

Më mirë thënë, i pëlqen të qëndrojë në prapaskenë, të mbështesë profesionistët dhe të shumëfishojë të ardhurat e tij me rezultate sportive. Me pak fjalë, strategjia e Cardinale për Milanin sot do të ishte ideale. Gjithmonë duke supozuar se InvestCorp vendos t’i lërë fushë të hapur.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe