Milanistat, emocionet kuqezi

Nga Spanja: Milani është gati, 40 milioni për super lojtarin që i bën të ëndërrojnë të gjithë tifozët rosonerë

213
News

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë në kërkim të cilësisë në treçerekfushë. Junior Messias është një hap larg shpagimit, por në atë pozicion është dëshira për të blerë dikë që mund të bëjë kapërcimin në cilësi të skuadrës së Stefano Piolit.

Charles de Ketelaere dhe Noa Lang janë emrat më të kuotuar në merkato për momentin. Kanë çmime shumë të rëndësishme, por brenda mundësive të klubit rosoner. E  mbi të gjitha, pagat e tyre janë po ashtu në një linjë me projektin rosoner.

Diskutim krejt ndryshëm përsa i takon blancosit Marco Asensio. Çmimi i kartonit të tij, në realitet, nuk është shumë larg nga ai i talentit belg, por paratë që do të derdheshin çdo vit për kontratën do të ishin vërtet të rëndësishme.

Vështirë që talenti i Real Madridit të kënaqet me më pak se shtatë milionë euro neto në sezon. Shumë para që Milani ka treguar se mund t’i japë, por nëse vërtet duhet t’ia vlejë.

Kontakte mes Paolo Maldinit dhe shoqëruesve të Asensios, siç ju kemi thënë, ka patur realisht. historia pra duhet ndjekur për të kuptuar se si do të zhvillohet. Edhe në këtë rast duhet patur shumë kujdes nga klubet angleze, si Arsenali, që shtyjnë për ta pasur.

Mbërrijnë konfirmime

Ndërkohë, nga Spanja insistojnë që Milani është shumë i interesuar. Kështu thotë edhe Anton Meana në El Larguero: kolegu rithekson këmbënguljen e klubi rosoner. Do të kishim të bënim me një rast të ngjashëm me atë të Varane. Në pjatë është një ofertë rinovimi nga Real Madrid. Nëse nuk pranohet, Asensio do t’i shitet ofertuesit më të lartë në këtë sesion merkatoje. Vlerësimi i bërë nga blancos është 40 milionë euro. Ndoshta shumë për një futbollist që në kontratë i ka mbetur vetëm një vit.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe