Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Nga Milani te Roma, e do Mourinho: sulmi në verë

Verdhekuqtë e kanë vënë në shënjestër për verën e ardhshme: edhe pse konkurrenca është vërtet e rëndësishme

Roma u përball dje me Milanin për një ndeshje vërtet të rëndësishme direkte në garën për Champions, por ndërkohë po përgatitet edhe për merkaton e ardhshme të verës dhe po e vlerëson futbollistin për të forcuar organikën e saj.

José Mourinho është duke bërë punë të rëndësishme në kryeqytet dhe, pasi fitoi Conference League vjet në Tiranë, tani ai dëshiron të bëjë që giallorossët të luajnë edhe në Champions League. Special One ka dy mënyra për ta bërë këtë: duke fituar Eurooa League ose duke hyrë në katër të parat në kampionat. Me një synim të tillë, të ardhurat ekonomike që do t’i takonim mund t’i mundësonin klubit të investonte edhe më shumë për të përmirësuar skuadrën përsa i përket të ardhmes.

Për këtë qëllim është një lojtar që ka përfunduar në shënjestër të ujqërve ditët e fundit dhe po flasim për një profil të lartë. Kështu, edhe Roma i është shtuar listës së skuadrave që duan të arrijnë te ish Milani. Jemi duke folur për Franck Kessie, autor i një sezoni jo veçanërisht emocionues në La Liga me Barcelonën dhe tashmë i etur për një ndryshim atmosfere, ndoshta pikërisht për t’u rikthyer në Serie A.

Lajmi i Romës mbi Kessie u zbulua nga La Repubblica, e cila në këtë mënyrë e vendos edhe skuadrën e Mourinhos në garë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë. Kryeqytetasit kanë ndërmend të përforcojnë mesfushën dhe trajneri portugez e ka shumë përzemër klasin ’96.

E përditshmja sqaron se rikthimi i Lionel Messit në klubin blaugran mund të rezultojë i rënduar në nivel fiskal, arsye për të cilën në verë do të nevojiteshin shitje që të mund të të konkretizonin rikthimin e Pleshtit. Pengesa kryesore për Romën është padyshim konkurrenca e fortë për lojtarin. Atë e ndjekin dhe po kërkojna ta bindin për t’u rikthyer në Serie A edhe Interi dhe Juventusi, një hipotezë që në vetvete e kënaq lojtarin.

Kessie ka interes të fortë edhe nga Premier League, me Tottenhamin që e kërkoi shumë edhe verën e kaluar kur u lirua me kosto zero nga Milani, e që nuk e ka braktisur idenë për ta marrë në Londër. Një tjetër nga problemet kryesore të këtij investimi për Romën është paga prej 7 milionë euro në sezon e 26-vjeçarit. Për më tepër, mbetet për t’u verifikuar gatishmëria e Kessie për të zbarkuar në kryeqytet.

You might also like