Milanistat, emocionet kuqezi

Nga Liverpool: “Milani i fortë me RedBird, ja projekti i tij”

162
News

Signing u krye dhe brenda shtatorit do të përfundojë gjithashtu edhe closing midis RedBird Capital Partners dhe Elliott Advisors. Klubi rosoner brenda pak muajsh do të ketë një aksioner të ri të mazhorancës.

Kompania e investimeve e themeluar nga Gerry Cardinale është tashmë brenda botës së futbollit, duke qenë pronare e Toulouse (e sapopromovuar në Ligue 1), ka aksione në Malaga dhe zotëron rreth 11% të grupit (Fenway Sports Group) që është pronar i Liverpoolit. Ka vendosur të bëjë hapin e madh duke blerë një nga klubet më të rëndësishme të historisë dhe dëshiron ta rikthejë në krye të Evropës.

Fitorja e Skudetos sezonin e fundit ishte një pjesë e rëndësishëm në procesin e rritjes së Djallit, por nuk duhet kënaqur. Siç deklaroi së fundmi Paolo Maldini, duhet punuar me objektivin për të qenë së shpejti protagonistë edhe në Champions League.

RedBird-Milan: nga Liverpool konfirmime të planeve të Cardinales

Liverpool Echo ka analizuar faktin që RedBird ka vendosur të blejë Milanin, duke konfirmuar dëshirën konkrete të Cardinale për ta rikthyer në krye të Europës. Ritheksohet se në krye të listës së gjërave për t’u bërë është ndërtimi i një stadiumi të ri, pjesë themelore e projektit. Pasja e një stadiumi modern është me rëndësi jetike.

Burimi raporton se RedBird synon gjithashtu të shfrytëzojë lidhjet që Milani ka me modën për të gjetur mënyra që të rrisë të ardhurat e klubit. Është ideja e realizimit të produkteve të markës AC Milan që mund të tërheqin tifozët dhe publikun e gjerë.

Kompania e Cardinales, në sezonet e ardhshme, dëshiron të shtyjë për të rritur të ardhurat në Serie A, por për ta bërë këtë është e rëndësishme të realizohet një Milan sa më i suksesshëm. Gjithashtu, në plane është edhe një kontroll i kostove, pra qëndrueshmëria financiare do të mbetet në qendër të projektit. Synohet të ndiqet, sa di të bëhet nga Fenway Sports Group, edhe me Liverpoolin.

Liverpool Echo sqaron gjithashtu edhe se fakti që RedBird ka aksione në FSG nuk përbën një konflikt interesi. UEFA nuk ka asnjë arsye për të ndërhyrë. Burimi shton edhe se investimi i kompanisë së Cardinale te Milani është afatgjatë. Nuk bëhet fjalë për një operacion të kryer për të marrë fitime të shpejta.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe