
Në Angli janë të sigurt: “Gati t’ia rrëmbejnë këtë top player Milanit”
Sesioni veror i merkatos do ende edhe tre muaj, por është pikërisht në këtë periudhë kur skuadrat nisin të hyjnë në negociata për t’u konkretizuar, më pas, në muajt qershor, korrik dhe gusht. Klubet, në fakt, identifikojnë nevojat e tyre dhe përpiqen të mbërrijnë të përgatitur në momentin e llogarive. Duke shpresuar të mos mbeten me duar bosh.
Milan, kujdes nga sulmet e Premier League!
Milani, për shembull, po planifikon të blejë të paktën 5-6 lojtarë midis mbrojtjes, mesfushës, treçerekfushës dhe sulmit. Gjithmonë duke shpresuar që, në fund, të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos. Në të kundërt, vërtetë, buxheti për blerje do të rritej, por në të njëjtën kohë, drejtuesit rosonerë Paolo Maldini dhe Frederic Massara, duhet t’ia arrijnë në sipërmarrjen që ta zëvendësojnë sa më mirë portugezin.
Por sipas asaj që shkruajnë në Angli, me sa duket, Leão mund të mos jetë i vetmi top player që rrezikon të shitet. ‘Caught Offside’, në fakt, raporton një interes konkret nga Tottenham për Mike Maignan, klas 1995, portier i Milanit që është rikthyer midis shtyllave pas disa javësh dëmtimi, që në fakt e mbajti jashtë për më shumë se gjysmën e sezonit. Maignan i impresionoi ‘Spurs’at në ndeshjen e tyre të fundit në Champions League.
Dhe është edhe falë tij, shpëtimit të minutës së fundit nga goditja me kokë e Harry Kane, që skuadra e Stefano Piolit gjandet në çerekfinalen e kompeticionit dhe ajo e Antonio Contes jo. Pra, anglezët, të cilët kërkojnë një zëvendësues për Hugo Lloris për sezonin e ardhshëm, synojnë Maignan, sipas kolegut britanik Ben Jacobs. Nuk bëhet fjalë, sigurisht, për të vetmin emër në listën e blerjeve të mundshme të ‘Spurs’. Por neve emrat e tjerë nuk na interesojnë.
Tottenham mbi Maignan, por Milani nuk dëshiron që ta shesë
Sidoqoftë, disa emra mund t’ua tregojmë, thjesht për kuriozitet. Në fakt, përveç Maignan të Milanit, emra të tjerë janë edhe David Raya (Brentford), i cili pëlqehet edhe nga Chelsea dhe Manchester United, si dhe Giorgi Mamardashvili (Valencia). Edhe Jordan Pickford (Everton) mbetet në listë, pavarësisht rinovimit të fundit të kontratës deri më 30 qershor 2027. Do të bëhej një ide për Tottenhamin vetëm nëse ‘Toffees’ do të binin në Championship në fund të sezonit.
Por, zgjedhja e parë, sidoqoftë, mbetet Maignan. Sidoqoftë, Milani, i cili ka kontratë me ish Lillën dhe PSGnë deri më 30 qershor 2026, nuk ka as synimin e as dëshirën më të vogël që të privohet nga portieri i tyre shumë i fortë titullar. Edhe pse vazhdojnë disa dyshime për integritetin e tij të plotë fizik duke pasur parasysh dëmtimet e dy viteve të fundit. Sidoqoftë, vetëm një ofertë vërtet tronditëse mund t’i bëjë Maldinin, Massarën dhe gjithë stafin teknik të Milanit të ndryshojnë mendje.