Milanistat, emocionet kuqezi

Ndeshje e çmendur. Giroud i çmendur. Tani, menjëherë stadiumi në Sesto. Rinovimet, tani faktet

663
News

Me Spezian nuk ka asnjëherë ndeshje normale, kështu edhe dje. Garë e çmendur, në të cilën vlejnë tmerrësisht shumë 3 pikët. Shumë të rënda. Gurë.

Kanë mbaruar pseudonimet për Giroud: kampion i jashtëzakonshëm. Një goli fantastik, një karton i dytë i verdhë që edhe mund të falet. Një profesionist shembullor, tashmë në kuotën 9 gola, një në çdo 124 minuta.

Shumë duartrokitje edhe për Tonalin, për atë gol kryevepër, më pas të anuluar, para asistit dhe puthjes për golin e fitores. Sandro tregoi edhe një herë se nuk do të presë kurrë dhe se do që t’i marrë me çdo kusht 3 pikët. Shpirti i tij i përkatësisë qoftë një shembull për të gjithë. Pas suksesit të Napolit, barazim ynë do të ishte një goditje e vështirë për t’u kapërcyer, për nga renditja dhe nga morali.

Edhe një herë, mbrëmë, pamë rëndësinë e Bennacer: një lojtar i pazëvendësueshëm në këtë Milan.

Prapa kërcehet shumë: një tjetër gol i pësuar, mundësi të tjera të lejuara. Imperative tani është të rigjendet ekuilibri i humbur.

Do të nevojiten edhe 6 pikë të tjera me Kremonezen dhe Fiorentinën për ta përfunduar mirë vitin dhe për të provuar ta ndalim vrapin po aq të çmendur të Napolit më 2023.

Kapitulli Stadium: dalja e rradhës e palumtur e kryebashkiakut të Milanos, Sala, i ka zemëruar të gjithë. Është i i pabesueshëm qëndrimi ndaj asaj që për Milanin (më shumë se për Interin) është prioritet: nga indiferenca është kaluar në arrogancë.

Gjithçka është kthyer një çështje politike, madhe edhe në nivel kombëtar: me pak fjalë, pas vitesh të tëra, tani është një kaos total.

Pyesim se çfarë tjetër nevojitet për të nisur një proces paralel në Sesto San Giovanni: një zgjidhje që parimisht ka marrë konsensusin e shumicës dërrmuese të popullit rosoner, të cilit i kanë ardhur në majë të hundës pengesat e Komunës së Milanos për këtë temë.

Stadiumi është thelbësor për të hyrë në një epokë të re dhe për të rritur ndjeshëm investimet.

Përsa i përket kësaj, ka shumë pritshmëri për të parë hapjen e dritës jeshile për rinovimet e tjera, pas asaj të mister Piolit. Objektivi i deklaruar i Maldinit për t’i arritur përpara Botërorit ka dështuar. Variablat e shumtë në lojë i bëjnë të ndërlikuara. Në fakt, rinovimi i Bennacer, të paktën në letër, nuk duhet të hasë nëpër kaq shumë vështirësi. Por edhe këtu arritja e tymit të bardhë nuk duket e afërt. Sistemimi i të paktën kësaj situate para Krishtlindjeve do të ishte gjë e mirë dhe e drejtë. Kush e ka në zemër Milanin, me të drejtë është i trazuar dhe më në fund presin faktet.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe