Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Nata e ëndrrave, me sytë nga gjysmëfinalja. Sfida e gjatë Pioli-Spalletti dhe dueli Leao-Osimhen

Dhe dita e madhe erdhi. Sonte më 21.00, në Maradona, Napoli dhe Milani do të luajnë shancet e tyre në gjysmëfinalen e Champions League. Një event që mund të jetë historik si për azurrët, të cilët nuk kanë arritur kurrë kaq lart në kompeticionet evropiane, ashtu edhe për rosonerët, të cilët do të riktheheshin për t’i shijuar majat e futbollit 16 vjet pas herës së fundit. Sfida mes Piolit dhe Spallettit vjen kështu në larjet e llogarive: trajneri i Milanit mbështetet te Leao, ai i Napolit te Osimhen.

Shifrat

Siç zbulojnë sot kolegët e Gazzetta dello Sport, të dy trajnerët, ai i Milanit dhe i Napolit do të përballen këtë mbrëmje dhe kjo do të jetë përballja e fundit e një serie të gjatë. Për një kohë të gjatë, Spalletti, për Piolin, ishte një tabu e madhe: por dy sezonet e fundit, me fitoren e skudetos në Maradona vitin e kaluar dhe dy ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Champions League, i ka axhustuar statistikat.

Këtë mbrëmje Milanit do t’i duhet një sipërmarrje e vërtetë: në Maradona, në Champions, Napoli është një darë e vërtetë. Janë 12 rezultate të dobishme radhazi që azurrët kanë arritur në shtëpinë e tyre dhe në edicionin aktual të Champions League kanë fituar 4 herë nga 4, duke shënuar të paktën 3 gola për ndeshje. Ndërsa Milani, nga ana e tij, përgjigjet me murin që ia arriti të ngrejë këtë vit në Evropë: me ndeshjen e parë, kuqezinjtë kanë arritur pesë ndeshje rresht pa pësuar gol në Champions League. Dhe sfida do të zhvillohet para së gjithash këtu: kush do t’ia arrijë të mbajë zakonet e tij?

Leao vs Osimhen

Në një ndeshje ku duelet shpërdorohen, sytë e të gjithëve janë lëshuar mbi dy kampionë, të aftë për të zgjidhur çdo ndeshje në çdo moment: Rafael Leao për Milanin e Piolit dhe Victor Osimhen për Napolin e Spallettit.

Leao, në Champions League, ka “vetëm” dy gola, një vitin e kaluar kundër Atletico Madridit dhe një tjetër këtë vit kundër Dinamo Zagrebit: megjithatë, ai arrin gjithmonë të bëjë diferencën edhe pa shënuar. Dhe këtë e tregojnë shifrat, si përshëmbull ato në dribbling: talenti portugez është i dyti në këtë klasifikim të veçantë në edicionin aktual të Champions League, pas vetëm një përbindëshi tashmë të shenjtëruar, si Vinicius i Real Madridit. Do të duhet ai të ndezë Milanin sonte, në përpjekjen për të fikur Napolin e Maradonës.

Nga ana tjetër, azurrët rigjejnë Osimhen që është padyshim sulmuesi më i mirë në kampionat: një sulmues i fuqishëm dhe i shpejtë, që do të ketë shumë uri. Simon Kjaer është i thirrur në një nga ndeshjet më të vështira të karrierës së tij, por ai ka përvojën për ta ndaluar. Sfida do të kalojë edhe prej këndej.

You might also like