
Moviola Roma-Milan, faulli i rëndë i Ibanez ndaj Saelemaekers dhe gabimi i pabesueshëm i arbitrit Orsato dhe VAR-it. Ja fotot që heqin çdo dyshim
Një faull i shëmtuar ai i Ibanez ndaj Saelemaekers në Roma-Milan, i cili duhej të ishte mbyllur me kartonin e kuq për verdhekuqin: arbitri dhe VAR menduan jo me kokë, por…
Arbitri i ndeshjes së mbrëmshme Daniele Orsato nuk ishte tamam ai i duhuri për të gjykuar ndeshjen Roma-Milan të luajtur në Stadiumin Olimpico të Romës. Kanë qenë disa vendimet shumë të diskutuara, veçanërisht nga ana e skuadrës së Stefano Piolit.
Një episod që nuk i lë shumë vend imagjinatës është ndërhyrja e rëndë e Roger Ibanez ndaj Alexis Saelemaekers në minutën e 71-të të ndeshjes. Mbrojtësi verdhekuq hyn me vonesë dhe me këmbën lart kundër belgut. Orsato fishkëllen dhe ndëshkon e Ibanezin me… karton të verdhë, por mund dhe duhet të ishte diçka më shumë se vetëm një karton i verdhë. Faulli është i shëmtuar dhe një karton i kuq nuk do të kishte qenë aspak i gabuar. Më shumë se kaq???
Arbitri vendosi se paralajmërimi me karton të verdhë ishte i përshtatshmi për ato rrethana dhe Aleandro Di Paolo në dhomën e VARit ndau të njëjtin mendim me të. Nuk e ndjenë se kishte ndonjë gabim të qartë e të dukshëm nga ana e arbitrut Orsato, kështu që u mjaftuan me vlerësimin në terren dhe nuk pati asnjë thirrje për shqyrtim në field review. Madje, duke mos patur as edhe një check, ai me siguri ka menduar sa kishte vendosur kolegu i tij në fushë duhej të ishte e drejtë.
Arritur në këtë pikë besojmë se mjafton të kujtojmë se Milani ka një precedentë negativë me Di Paolo në VAR. Në një ndeshje Benevento-Milan ai thirri arbitrin Fabrizio Pasqua për të kontrolluar një ndërhyrje të Sandro Tonalit e cila më pas u ndëshkua me një përjashtim absurd nga ndeshja. Më pas në ndeshjen Milan-Verona më 16 tetor 2021 nuk e thirri gjyqtarin e ndeshjes, i cili pati dhënë një penallti për një faull që Alessio Romagnoli nuk e kishte kryer ndaj Nikola Kalinic…. Rossonerët janë të pafat me të.