
Moviola Milan-Spezia, një arbitrim krejtësisht i gabuar: të gjitha gabimet e arbitrit
Milani kishte pasur tashmë disa precedentë negativë me arbitrin e takimit, Michael Fabbri, dhe le të themi se edhe kundër Spezias arbitri nga Ravenna nuk bindi plotësisht. Nuk është e rastit që sot, media më e madhe italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ i ka dhënë atij votë negative në vlerësimet e saj.
E përditshmja e njohur sportive i ka dhënë Fabbrit notën 4, duke renditur edhe gabimet e bëra gjatë ndeshjes së mbrëmshme në San Siro:
-
në minutën e 30′ faulli taktik i Holm ndaj Brahim Diaz ishte një karton i verdhë, por arbitri nuk i dha karton të verdhë;
-
në minutën e 65-të anuloi golin e Tonalit vetëm falë on field review, duke qenë se nuk e kishte parë faullin e Tomorit ndaj Nzolës;
-
kartoni i parë i verdhë për Giroud nuk ishte (më pas sulmuesi u përjashtua për shkak të kartonit të marrë për heqjen e fanellës në festimin e pas-golit);
-
i ashpër karton i verdhë ndaj Tonalit në finale të ndeshjes.
Vetëm kaq sa për të përmendur disa vendime, të cilat të përsëritura në pafundësi ndikuan goxha në lojën e Milanit, herë duke ia ngadalësuar, e herë duke i ndërprerë aksione të sigurta goli.
Në vlerësimet e saj të zakonshme La Gazzetta dello Sport shkruan si më poshtë: “4. ndeshje që i del shumë shpejt nga duart dhe që e bën nervoz edhe për shkak të të një keqmenaxhimi të kartonëve. Nuk e sheh faullin e Tomorit ndaj Nzolës, më pas disa gabime…”.
Në rrjetet sociale, tifozët kanë bërë me dije se do të ishte edhe një penallti e pa dhënë për Tonalin për shkak të një goditje në zonën e ligurëve në pjesën e dytë. Fatkeqësisht, nuk u shfaq asnjë imazh tjetër pas ndeshjes dhe episodi u arkivua. Sot asnjë gazetë nuk shkruan për këtë. Duhet ta rishikojmë videon e asaj që ndodhi për të kuptuar nëse mund të ketë detaje për një penallti.
Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës