Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Mourinho sfidon Milanin: nis duel për qendrën franceze

Ndoshta kurrë si këtë vit, tregu i futbollistëve që janë në fund të kontratës dhe që nuk duan të vazhdojnë me klubin aktual mund të bëhet një burim i vërtetë për të tërhequr shumë klube ndërkombëtare.

Në fakt, janë të shumtë lojtarët e nivelit të lartë që aktualisht jashtë në skadencë kontrate në qershor 2023. Lojtarë me eksperiencë dhe edhe me emra të fortë, talente të rinj e të matur.

Nuk është rastësi që Milani tashmë do të kishte vënë në shënjestër disa nga këta elementë, duke kërkuar mundësitë më të mira midis lojtarëve të lirë të ardhshëm. Mirëpo, lajmi i fundit është se një mbrojtës që ndiqet prej kohësh nga Paolo Maldini, do të ishte identifikuar si një përforcim ideal edhe nga një rival.

Edhe Roma i hyn garës për francezin

Kështu, ndër parametrat zero të ardhshëm të Evropës, shquhet një qendror mbrojtës me thellësi mjaft të mira. Po flasim për Evan Ndicka, klasin 1999 me kombësi franceze, por me pasaportë kamerunase. Me origjinë pariziane, ai aktualisht luan në Eintracht Frankfurt, klub i Bundesligës që e ka vlerësuar në këto vitet e fundit.

Ndicka prej kohësh ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin e tij aktual, duke kërkuar aventura të reja diku tjetër, ndoshta më prestigjioze. Milani ia ka vënë sytë 23 vjeçarit prej disa kohësh, por siç raporton Mundo Deportivo, edhe José Mourinho është po ashtu një admirues i madh i mbrojtësit.

Special One do t’i kishte kërkuar Romës që të firmoste me Ndicka me kosto zero për sezonin e ardhshëm. Emri i tij është në krye të listës së dëshirave të kryeqytetasve për të përforcuar mbrojtjen, një repart që Mourinho dëshiron ta përmirësojë me çdo kusht duke pasur parasysh disa dështime sezonale.

Mourinho pra sfidon Piolin në garën për këtë mbrojtës majtas, i cili është i aftë të luajë si si një stoper i pastër, ashtu dhe si mbrojtës i majtë duke pasur parasysh aftësitë e tij atletike jo të vogla.

Roma mjeshtre e goditjeve me parametër zero

Milani pra duhet të ketë kujdes nga Roma, e cila, duke pasur parasysh problemet financiare dhe ndalesat e e Fair Play Financiar, kohët e fundit ka zgjedhur të përqëndrohet shumë në merkaton me parametër zero për të kursyer në kartona.

Shembulli vjen nga viti i kaluar: Tiago Pinto dhe Mourinho kanë siguruar disa elementë të rëndësishëm me kosto zero, duke filluar nga Paulo Dybala, i cili ishte liruar nga Juventusi. Krahas tij edhe njerëz të kalibrit të Belotti, Matiç, Solbakken dhe Svilar. Tjetri mund të jetë Ndikka.

You might also like