Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Mourinho, dhe telashe s’kanë të sosur: nga Smalling te Dybala, Roma në emergjencë kundër Milanit

Duhen edhe pak ditën për përballjen vendimtare të kampionatit Roma – Milan, ndeshje ku do të luhet për një vend në Champions League. Një përballje e drejtpërdrejtë e më të zjarrtëve, dhe siç thamë vendimtare. Me tetë ndeshje të mbetura në Serie A, pozicioni i dy skuadrave është në pikëpyetje. Roma dhe Milani zënë përkatësisht vendin e katërt dhe të pestë në renditje, me pikë të barabarta (56).

Situatë e pakëndshme, duke qenë se asnjëra nga dy skuadrat nuk është e sigurt për kualifikimin në Champions League. Milani i Stefano Piolit iu rikthye fitoreve në kampionat falë asaj 2-0 ndaj Leçes. Nga ana tjetër Roma e humbi të fundit në kampionat ndaj Atalantës, duke konfirmuar situatën në pikë të barabarta me kuqezinjtë. Ndeshja e radhës mes Milanit dhe Romës do të ketë një rëndësi të madhe përsa i përket ambicieve dhe bindjeve të secilës skuadër.

Asnjëri nga të dyja nuk do që të bëjë hapin e gabuar, pra ta lejojë rivalin të parakalojë. Pioli dhe Mourinho i kanë të gjitha synimet për të hedhur në fushë njëmbëdhjetëshen më të mirë të mundshme. Por, ç’mëkat, që të dy trajnerët do të duhet të përballen me disa dëmtime, veçanërisht portugezi.

Milani aktualisht në organikë llogarit tre lojtarë të lënduar, njëri prej të cilëve është shumë i rëndësishëm. Janë të padisponueshëm në fakt, Tommaso Pobega, Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud. Sidomos i fundit, francezi, mbulon një rol thelbësor në formacionin titullar të Stefano Piolit, duke qenë deri më tani i vetmi sulmues vërtet i vlefshëm dhe produktiv. Mbetet për të kuptuar nëse Oli do të mund të shërohet nga dëmtimi me tendinën akilit përpara ndeshjes ndaj Romës.

Përsa i takon giallorosëve të Mourinhos në ndeshjen e fundit të Europa League kundër Feyenoord-it, Special One mbeti jetim nga dy lojtarë të rëndësishëm si Smalling dhe Wijnaldum. Mbi të gjitha, mbrojtësi anglez përfaqëson humbjen më të rëndë, duke qenë titullar i padiskutueshëm i skakierës së trajnerit portugez. I dëmtuar është edhe Paulo Dybala që ende nuk gëzon një formë brilante. Ka qenë vetë Mourinho ai që ka dhënë të rejat e fundit për gjendjen e skuadrës së tij.

Ish Interi ka folur para ndeshjes së Serie A kundër Atalantës, duke konfirmuar se për Smalling bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë. Futbollisti anglez do të mungojë me siguri edhe në ndeshjen kundër Milanit. Fjalët e Mourinhos për mikrofonat e DAZN për këtë çështje: “Është e vështirë pa Smalling. Është i zoti në komunikim, nuk do ta kemi për shumë ndeshje, sigurisht jo për të tjerat. Nuk e dimë për sa kohë”.

Por lajmet e këqia për Mourinho nuk mbarojnë me kaq. Në minutat e fundit të Atalanta–Roma, pas një ndërhyrjeje të keqe të Palomino, një problem i ri për Dybala, i detyruar të luajë deri në fund duke çaluar. Gjendja e tij është për t’u vlerësuar. Ndërkohë që duket i rëndë dëmtimi i Llorentes, i dalë nga fusha me një problem muskulor në ndeshjen e fundit. Ish Leeds ka pësuar një problem shumë të ngjashëm me atë të Smalling: edhe për të flitet për të paktën 2 javë stop.

You might also like