
Misteri / Të gjithë luajnë, ata jo: edhe me Empolin në stol
Në festivalin e linjave të dytë mungonin vetëm ata, tashmë prej muajsh në rreshtin e tretë apo të katërt. Nëse organika e Milanit do të ishte një rreshtim si në Formula 1, dy mesfushorët, Yacine Adli e Aster Vranckx, do të ishin në prapavijë, gati për të goditur me bërryla që ti kapërcejnë të gjithë. Vetëm se Pioli nuk i sheh, prandaj edhe mund të hamendësojmë çër qarqe të vegjël, të fshehur nga bigët dhe nga një 0-0 në shtëpi kundër Empolit, përballë 70 mijë tifozëve.
ADLI, ÇFARË PO NDODH?
Francezi mbetet rasti më i habitshëm. Nga mesi i tetorit ka luajtur vetëm shtatë minuta kundër Fiorentinës më 4 mars, duke hyrë në pjesën e dytë për në golin e barazimit. Adli është një mister i vërtetë, por që aq pak po flitet për të. Në verë i magjepsi tifozët dhe specialistët me shpërthime, lojëra dhe asiste. Ishte një nga më të mirët e parasezonit, por Pioli e zbriti në fushë nga minuta e parë vetëm kundër Veronës më 22 tetor. Një orë me notën 5 në kartelën e vlerësimeve para se të përfundoni në pankinë. I refuzuar si mesfushor, një rol që ka pas mbuluar te Bordo, Adli mund të luajë vetëm fantazistin, por përpara Brahim Diazit të paprekshëm dhe golden boy De Ketelare, asnjëherë vendimtar. Një pyetje e ligjshme: si ka mundësi që Adli, në një ndeshje me pesë zëvendësime në formacion nuk ka luajtur asnjë minutë? Hera e fundit që Pioli ka folur për këtë ka qenë më 3 janar. Përsëriti se Yacine “ka ngritur stekën” dhe mund të jetë i dobishëm në të ardhmen, por situata është e njëjtë. Në qershor mund të thotë lamtumirë në huazim.
DHE VRANCXK…
Një tjetër mister. Aster Vranckx ka ardhur në huazim me të drejtë blerjeje, por deri më tani ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje kampionati, është jashtë listës Champions League së bashku me Adlin dhe asnjëherë realisht protagonist, përveç një krosimi ndaj Fiorentinës që provokoi autogolin e Milenkoviç. Belgu nuk ka luajtur që nga 14 janari, pesë minuta kundër Leçes në Via del Mare përpara njëmbëdhjetë stolave rradhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Katet e sipërme duan ta shpagojnë, por Pioli nuk e sheh. Deri më tani ka luajtur vetëm 70 minuta. Kundër Empolit u ngrit në nxemje për një çerek ore por prapë pa u futur në fushë. Profili është në përputhje me politikën e klubit – klas 2001, mesfushor me perspektiva të shkëlqyera, titullar me Belgjikën Under 21 – por faktet thonë të kundërtën. Vranckx, ashtu si Adli, është një nga të fundit në rresht. Por ndoshta situata do të ndryshojë.