Milanistat, emocionet kuqezi

Misteri i vonesës së firmave. Kush nuk është i bindur dhe për çfarë? Gara për të fituar çmimin e madh. Përforcimet, brenda meskorrikut

68
News

Vështirë se do të dimë ndonjëherë se cilat janë arsyet e vërteta pse ajo që dukej si një firmë e thjeshtë, dyzet e tetë orë nga skadenca, mungon akoma. Cilat janë pengesat apo vështirësitë që pengojnë për Paolo Maldinin, Ricky Massarën dhe për pronësinë dhe Ivan Gazidis të vendosin ato firma të bekuara në kontratën që do t’i lidhte dy drejtuesit me Milanin edhe për dy-tre vitet e ardhshme?

Në pasditen e vonë të së martës, shpërthimi i zakonshëm, përpara, i dikujt, që njoftoi vënien e firmave, vetëm për të kaluar vijën e finishit të çmimit të madh: “E thashë i pari unë!”. Menjëherë e përgënjeshtruar nga pronësia. Të mërkurën etapa e dytë, të shohim se kush do ta fitojë trofeun.

Mua më intereson që të fitojë vetëm Milani, që martesa mes Maldinit dhe klubit të shohë një mirëkuptim themelor në strategjitë dhe në filozofinë e të ardhmes, bazën e të gjitha sukseseve. Që të mos jetë një rinisje që të lërë pasoja, ndonjë keqardhje apo ndonjë çështje të shpërfillur.

E rëndësishme është që të gjithë të jenë të bindur për projektin dhe për çdo detaj për të arritur objektivin përfundimtar, që është gjithmonë i njëjtë: sukseset e Milanit dhe lumturia e popullit të mrekullueshëm dhe pasionant rosoner.

Sapo firmat të vendosen në kontratë, duhet të nisë qartë dhe vendimtare puna e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara për të përforcuar skuadrën, nga mesi i korrikut. Sa më vonë aq më problem do të ishte për punën e Piolit. Në rradhë sipas pamjes dhe rëndësisë, i pari është mesfushori sulmues.

I humbur, sipas të gjitha gjasave, Renato Sanches që do t’i kishte mbushur të dy kutitë, atë të  numrit dhjetë dhe atë të trashëgimtarit të Kessie, tani nevojitet fantazisti dhe frymëzuesi pas sulmuesve. Vetëm dy emra, De Ketelaere dhe shpresa ime gjithnjë e më e madhe, Dybala. Më pas një perspektivë sipas fizikut të “presidentit” të vjetër, një lojtar që i jep forcë dhe fuqi mesfushës.

Përforcimi i dytë ka të bëjë me krahun e djathtë. Asensio dhe Ziyech janë në pole position. Figura e tretë themelore është ajo e qendërmbrojtësit. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se, duke pasur parasysh cilësinë dhe sasinë e impenjimeve, Tomori, Kalulu, Kjaer dhe Gabbia janë të mjaftueshëm në skuadër.

Nevojitet një përforcim i pestë, i ri ose jo shumë i vjetër, por i besueshëm si Alessio Romagnoli. Arritja e një akordi me ish-kapitenin ndoshta do të ishte zgjidhja ideale në planin ekonomik dhe tekniko-taktik.

Për momentin, mendimi im fiks nuk është vetëm për blerjet e reja, por për punën e përbashkët që pret pronësinë, klubin dhe zonën teknike. Është një Big Bang i ri që duhet të krijojë një botë të ardhshme fitoresh. Të bukur dhe emocionuese po aq sa e kaluara!


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe