Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Mission impossible: 50 ditë për të fituar Milanin

Askush nuk e di se çfarë do të bëjë kur të vendosë të varë këpucët në gozhdë. E vërteta do të zbulohet në fund të sezonit: situata

E vërteta është se Zlatan Ibrahimovic në këto vite ka treguar se mund të bëjë vërtetë pak nga çdo gjë: e kemi parë të prezantojë Festivalin e Sanremos dhe të luajë nëpër filma. Po bën sipërmarrësin, por periudha e tij te Milanu po na tregon se mund të bëjë lehtësisht edhe drejtuesit apo të qëndrojë në fushë për të stërvitur. Personaliteti i Ibrës është aq i madh sa është e pamundur t’i vendosësh kufij.

Megjithatë, jemi të sigurt se për momentin as sulmuesi vetë nuk e di se çfarë do të bëjë kur të bëhet i madh! Po, sepse Ibra ndihet ende një djalosh, me një dëshirë të pafundtë për të luajtur dhe mendon vetëm për fushën.

Pardje iu rikthye stërvitjes me pjesën tjetër të grupit dhe ka vënë në shënjestër Leçen. Dëshiron të jetë atje për ta rimarrë Milanin. Dëshira për të bërë diferencën është ende e madhe. Skuadra e Piolit ka treguar se mund të vazhdojë pa klasin e suedezit, por është e pamohueshme që golat e tij kanë munguar shumë.

Pavarësisht se në tetorin e ardhshëm do të mbushë 42 vjeç, Ibra duket i gatshëm të vazhdojë nëse ky muaj e gjysmë që mbetet para përfundimit të sezonit do të shkonte si duhet dhe do të kalonte pa probleme, nuk do të kishte dyshime.

Larja e llogarive

Llogaritë pra do të bëhen vetëm në fund. Në qershor do të kuptojmë nëse historia e dashurisë mund të vazhdojë. Vullneti i Ibrës mund të mos mjaftojë: është e vërtetë që Milani i ka lënë portën e Milanellos, por nevojitet edhe që programet e të dy palëve të përkojnë. Ibra do të qëndrojë vetëm nëse ndihet i rëndësishëm për projektin kuqezi. Ka ende dëshirën për të shkruar faqe të reja historie.

Mund ta bëjë duke filluar të tërheqë Milanin për në Champions League. Rosonerët sot janë të pestët dhe ta mbyllin në katër të parët është jetike.

Olivier Giroud ka nevojë të pushojë. Nuk mund shtrydhet pa mëshirë, është një dopjo sfidë ndaj Interit për t’u fituar. Divock Origi i pati shanset e tij por dështoi, kështu që do të ketë sërish vend për Ibrën. Fusha do të na tregojë nëse mund të jetë akoma i dobishëm për rosonerët në fushë. Bari i gjelbër nuk gënjen kurrë. Nëse përgjigjet janë pozitive, rinovimi do të jetë praktikisht automatik, pa paragjykuar gatishmërinë e Milanit për t’i dhuruar vetes një sulmues të ri. Pothuajse 50 ditë për të bindur skeptikët: është ky i fundit Mission Impossible i Ibrës.

You might also like