Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milanista, mos na lini vetëm, kurrë më

Mirdita njerëz, më falni nese guxoj. Gjithçka në rregull? Si jeni? Eh po, po humbas e po humbas kohë dhe… pyetja e vërtetë që dua t’ju bëj dhe që e mbaj brenda që nga nata e pagjumë në Udine është në fakt një dhe e vetmja: ku jeni? Dhe mos mendoni se po ju pyes kot e duke menduar budallaqe ku shkuan ata të Skudetos së vitit të shkuar, do të ishte shumë e thjeshtë dhe e padiskutueshme, e di shumë mirë që dallgët e sezoneve janë si ato të detit, shkojnë e vijnë, ndonjëherë nuk dihet as si dhe as pse. Jo, jo, nuk po ju shqetësoj që të flas për gjërat e zakonshme, për klasifikimin, për objektivat, rezultatet, stresin, për tensionet. Jo, jam këtu për të folur vetëm për ju dhe për t’ju thënë se shija e hidhur të shtunën mbrëma nuk ishte se humbëm ndeshjen. Po çne, kujt po i bëhet vonë për një ndeshje, as për dy e as për tre. Thjesht sepse pati humbur ai emocion për të kaluar një mbrëmje me ju, me shpirtin, me thelbin e rosonerëve.

Sepse bukuria e këtyre viteve nuk është fitorja apo renditja, por kalimi i kësaj pjese të jetës bashkë. Sepse jeni ju, tifozat e Milanit, dhe jeni akoma, jeni përtej klisheve, përtej dinakërive, përtej gjërave të vogla të botës sonë. Sidoqoftë, a ju kujtohet kur shkuam në Veronë, si jo favoritë, të gjithë të gjymtuar, me Samun (Castllejo) e mirë paksa mesfushor sulmues e paksa qendërsulmues? Rreth nesh talleshin me Zlatanin në Sanremo, ishin gati për të numëruar golat që do të “shënonin” Juriç dhe Lasagna…? Por ju jo, ju shkuat në direkt në fushë, seriozë e kokfortë, të vërtetë, të durueshëm, të përulur, mendjemprehtë. Ajo që morët ju, që morëm nëse ma lejoni, atë pasdite në Verona, nuk ishin thjesht vetëm tre pikët në një kampionat futbolli. Ishin një histori jete, ishin demonstrimi i asaj se çfarë mund të bësh kur do.

A ju kujtohet se sa vuajtëm me Genovën në vijën e portës në San Siro? Genoa, me gjithë respektin e pashkruar të asaj periudhe po na merrte përpara në vijën e portës, në vijën e portës sonë, por ne jo, qëndruam të fortë, të ashpër, të gatshëm për të vuajtur, për të sakrifikuar. Dhe në fund patëm të drejtë ne, me grushtat lart dhe me portën të paprekur. Ne nuk po luanim për Skudeton, nuk po flasim për krahasimin e zakonshëm, sot me një vit më parë, më kuptoni, po flasim për ju. Nuk deshët të pësonim gol dhe falë Zotit nuk pësuam. E kuptoni besoj se ata djemte në zonën e portës nuk kanë lidhje me vrapin e ngadalte dhe të shkujdesur pas Dias që na shënoi apo me gjithë ato tashmë kemi thënë për Udinen. Bashkimi dhe qëndresa nuk janë as retorikë dhe as emocionale.

Pyetja është e drejtpërdrejtë: ju sot çfarë do të donit? Mos u ndikoni nga kush po ju shkruan apo nga të tjerë qark, përmbi ridimensionime të rreme apo revolucione false. Çështja është vetëm një: ju, sot, doni t’i përjetoni ndeshjet apo kënaqeni duke parë çfarë po ndodh? Kjo është e gjithë çështja. Dhe është shumë serioze. Sepse edhe ju jeni diçka shumë serioze. Jeni Ju ata që pas eliminimit të padrejtë me Manchester United, shkuat në Firence pas disa ditësh, e gjeni veten nën edhe atje, por më pas fitoni. Jeni Ju ata që disa ditë pasi arbitritrimit portokalli Atletico Madridit, shkuar në Bergamo dhe lëshuat energji që në minutën e parë dhe sigurisht fituat. Ato padrejtësi do të kishin rrëzuar këdo. Por jo ju. Dhe a e dini se pse? Sepse kur jeni vetvetja, keni burime që ju as që i imagjinoni, ja pra çfarë, shpirtin përtej rezultateve, ai që duhet, ishit vetvetja.

Sot, ndonjëherë jeni larg, të infektuar nga kushedi çfarë, të paqartë. Nuk ka asgjë të keqe, ndodh, por dijeni se nuk lëndoheni se po humbisni. Por sepse nuk jeni vetvetja, nuk jeni ata që jeni kthyer pas vitesh e vitesh për të na ngjyrosur jetën tuaj. Atëherë, e dini çfarë? Ejani edhe të dytët, apo të tretët, të katërtët apo të pestët, të tetët apo të pesëmbëdhjetët, por mos lini më vetëm, pa ju. Sepse pa ju çdo gjë është kaq…. gri, jo vetëm për ne, por për të gjithë ata që edhe pse nuk janë milanista, ju kanë parë për atë që jeni, të ndryshëm, të freskët, të gjallë e të rinj. Kjo është e bukura juaj, jo rezultatet tuaja. Dhe e bukura juaj është brenda jush. Mos shkoni më në stadium vetëm. Se ndryshe mbesim vetëm edhe ne.

You might also like