
Milani përmbys sulmin? “Ja kë duan të blejnë”
Milani e arriti me meritë çerekfinalen e Champions League 11 vjet pas herës së fundit. Pas fitores së ngushtë në San Siro më 14 shkurt, milanezët ndaluan Tottenhamin 0-0 në stadiumin Hotspur të Londrës. Por rezultati është gënjeshtar, sepse rosonerët mund edhe ta kishin përsëritur suksesin e ndeshjes së parë, duke pasur parasysh mundësitë e shumta të krijuara. Theo Hernandez dhe Mike Maignan në mburojë. Pritja fantastike të portierit francez në fund të ndeshjes të plotë nga goditja me kokë e Harry Kane në këndore të lë pa mend. Me pak fjalë, entuziazmi për në Evropë, po ngrihet në qiell rreth Milanellos, ku po kultivohet edhe ambicia për t’u rritur më tej.
Zoti Pioli e ka bërë të qartë në disa raste se kjo skuadër vërtetë është e fortë, por edhe duhet përmirësuar. Sidomos në repartin sulmues, ku trajneri parmez po kërkon me zë të lartë ardhjen e një qendërsulmuesi me mbi 20 gola në sezon. Për këtë qëllim, do të ishte ndodhur një prapakthehu e klubit rosoner mbi Gianluca Scamacca. Kjo raporthet nga Repubblica.it e cila tregon se si sulmuesi italian do të ishte entuziast për rikthimin në Serie A. Sidomos në një klub të madh si Milani. Ai kaloi nga Sassuolo te West Ham në verë për 36 milionë euro, ku deri më tani ka luajtur 25 ndeshje, duke shënuar 7 gola për Hammersat. Milani mund të rikthehet te ai vitin e ardhshëm. Le të shohim se si.
Me rinovimet e Giroud dhe Ibrahimoviç në dyshim dhe me të ardhmen e Origi pak a ashumë të mjegullt. Qendërsulmuesi belg nuk ka bindur askënd deri më tani dhe nuk mund të përjashtohet që të thotë lamtumirë pas vetëm një sezoni në Milanello. Ja atëherë që emri i Scamaccas, i cili nuk do të kishte nevojë as për një periudhë adaptimi, mund të jetë seriozisht rasti për Milanin. Maldini dhe Massara e patën testuar terrenin edhe më parë, tregues ky që drejtuesit e rosonerëve e pëlqejnë lojtarin. Nëse West Ham nuk e tepron me kërkesat ekonomike, negociatat edhe mund të marrin hov.