Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milani pa Leaon në euroderbi: ja tre opsionet për ta zëvendësuar

Portugezi rrezikon seriozisht të humbasë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër nerazurrëve: ja hipotezat e konsideruara deri më tani nga Stefano Pioli

Lajmi që të gjithë tifozët e Milanit i trembeshin ka mbërritur. Rafael Leao është shumë në dyshim për derbin e parë të gjysmëfinales së Champions League kundër Interit. Klubi i Milanit ka komunikuar rezultatet e ekzaminimeve të portugezit.

Sipas shpjegimeve të klubit rosoner, sulmuesi ka pësuar një zgjatje të muskulit të gjatë të kofshës së djathtë. Ekzaminimet nuk dhanë rezultatin që shpresohej dhe tashmë prania e ish Lille për në ndeshjen e parë kundër nerazurrëve, e planifikuar për të mërkurën më 10 maj në 21.00 në San Siro, është vërtet pak e mundshme. Në fakt, për 72 orë është e vështirë të mendosh që lojtari të ristabilizohet, pa konsideruar rrezikun e madh nëse futjes në fushë, është nuk në gjendjen e tij më të mirë.

Janë për t’u bërë edhe të tjera vlerësime të sakta për të kuptuar nëse është më mirë të shmanget rreziku në funksion të të ardhmes e të bëhen përpjekje për ta patur ndoshta në dispozicion për ndeshjen e kthimit të së martës, më 16 maj. Kështu, rosonerët duhet të fillojnë të mendojnë që Leao mund të mos jetë në fushë për këtë ndeshje historike. Si pasojë, Stefano Pioli po vlerëson të gjitha zgjidhjet alternative për treçerekfushën.

Leao mungon me Interin? Ja si mund ta zëvendësojë Pioli

Zgjidhja e parë që të vjen ndërmend është vendosja në të majtë e belgut Alexis Saelemaekers, ashtu siç ndodhi kundër Lacios, me ish Anderlehtin që hyri në fushë për të zëvendësuar pikërisht portugezin duke luajtur në rolin e tij.

Vetë Pioli ka theksuar në intervistat pas ndeshjes se mund ta shihte Saelemaekers më mirë në të majtë. 23-vjeçari do të siguronte një ekuilibër më të madh duke mbuluar Theo Hernandezin, edhe pse padyshim që nuk do të mund të japë të njëjtat efekte në sulm si portugezi. Në atë fashë do të ketë për të ndaluar edhe një Dumfries në formë dhe dinamizmi i belgut nuk është një zgjidhje për t’u nënvlerësuar. Shumë më shumë ai se Brahim Diaz në të majtë, pra, me spanjollin që në vend të kësaj e nis si favorit ndaj Messias si anësor i djathtë, me Bennacer në qendër prapa Giroud.

Një zgjidhje tjetër do të ishte është futja e një lojtari më sulmues, si përshembull Ante Rebiç, madje edhe Divock Origi. Bëhet fjalë, megjithatë, për zgjidhje më pak të mundshme sepse të dy nuk po performojnë aspak mirë dhe për momentin trajneri nuk i sheh shumë. Për më tepër, me kroatin apo me ish Liverpulin, skuadra do të ishte shumë e çbalancuar dhe me një Inter në këtë gjendje mund të ishin një zgjedhje shumë e rrezikshme.

You might also like