Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milani pa Champions League? Lëvizjet e merkatos nga Ibra te De Ketelaere

Si mund të ndryshojë strategjia e klubit të rrugës Aldo Rossi veçanërisht në bazë të renditjes së skuadrës së Stefano Piolit në këtë kampionat të Serie A. ‘La Gazzetta dello Sport’ në stendat e gazetave ka bëri një bilanc të merkatos së ardhshme verore të Milanit, dhe shpjegon.

Merkato Milanit, strategji të ndryshme të bazuara në klasifikimin në Serie A

Ekonomikisht, në fakt, arritja e vendit të katërt në turneun kombëtar ‘peshon’ më shumë se gjysmëfinalja e Champions League. Vendi i katërt, në diferencën mes arkëtimeve për fazën e grupeve të Champions League dhe Europa League, do të sillte faktikisht 50-60 milionë euro në arkat e kuqezinjve mes çmimeve të UEFA-s dhe arkës. Një shifër që nuk përputhet me të ardhurat totale – çmime plus arkëtime – për arritjen në gjysmëfinale të edicionit aktual të Champions League kundër Interit.

Saranno, dunque, decisive le prossime sfide di Serie A per il Milan per definire al meglio le strategie per il calciomercato di luglio e agosto. Il Milan, ha commentato la ‘rosea’, ha una situazione economica solida, al punto tale ‘da reggere l’urto’ di una mancata qualificazione alla Champions. Il budget per l’estate però verrebbe condizionato pesantemente nel caso il Diavolo giocasse soltanto in Europa League nella prossima stagione.

Do të jenë pra vendimtare ndeshjet e ardhshme të Serie A për Milanin që të përcaktohen më mirë strategjitë e merkatos të korrikut dhe gushtit. Milani, ka një situatë solide ekonomike, deri në atë pikë sa të përballojë edhe ‘ndikimin’ e dështimit për t’u kualifikuar në Champions League. Megjithatë, buxheti për në verë do të ndikohej shumë nëse Djalli do të luante vetëm në Europa League sezonin e ardhshëm.

Në të kundërt, një Milan pa Champions League, në garën për Europa League do të duhet të ndryshojë strategjitë e merkatos. Madje edhe konfirmimi i Piolit, tashmë jashtë diskutimeve, mund të rikthehet në pikëpyetje. Për ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtuesit e rosonerëve, Paolo Maldini dhe Frederic Massara duhet të bëjnë zgjedhje më të qarta, duke marrë disa rreziqe më shumë në frontin e blerjeve dhe do të bëheshin shumë të rëndësishme shitjet, me shpresën për të arkëtuar para për të financuar disa operacione në hyrje.

Ikin Dest dhe Bakayoko, ndoshta edhe Vranckx, Ibra dhe Adli

Situata, aktualisht është e qartë. Ciprian Tătărușanu, Antonio Mirante, Sergiño Dest dhe Tiémoué Bakayoko definitivisht nuk do të qëndrojnë. Me shumë mundësi do të largohen edhe Aster Vranckx (blerja e të cilit nga Wolfsburg për 12 milionë euro është ende e mundur, por jo e mundshme), Zlatan Ibrahimoviç (për të cilin do të merret një vendim përfundimtar në fund të sezonit) dhe Yacine Adli, i cili nuk luan kurrë, ndoshta do të largohen. Jo të gjithë do të zëvendësohen.

Kujdes edhe për largimin e mundshëm të Fodé Ballo-Touré, i cili ka merkato. Ndërkohë që Charles De Ketelaere do të qëndrojë te Milani. Pavarësisht sezonit të tij të parë negativ, Milani nuk po mendon ta huazojë atë siç kemi lexuar dhe dëgjuar këto ditë. Me përjashtim të ofertave të parefuzueshme të bujshme për blerjen e tij të plotë, CDK do të qëndrojë me fanellën e rosonerëve edhe pas verës së ardhshme. Bomberi i ri, emrat më të nxehtë për Milanin>>>

You might also like