
Milani në Champions League, prestigj… dhe para: një arkëtim i mundshëm përrallor
Sezoni i Milanit më në fund po hyn në zemër të tij. Kuqezinjtë me siguri nuk do të mund të përsërisin fitoren e tyre të kampionatit të Serisë A, duke pasur parasysh renditjen që tashmë është e qartë.
Por janë dy objektiva të mbetura ende të paaritur për skuadrën e Stefano Piolit. Që janë kualifikimin për në Champions League të radhës përmes kampionatit, pra mbërritjen në mesin e 4 më të mirëve të renditjes dhe çerekfinalet e kompeticionit prestigjioz të UEFA-s.
Sfida e dyfishtë me Napolin më 12 dhe 18 prillin e ardhshëm do të përbëjë pikën kryesore të sezonit të rosoner. Një rrugëtim që do të jetë i rëndësishëm edhe përsa i përket të ardhmes, duke qenë se arritja e objektivave mund të sjellë të ardhura shumë të rëndësishme.
Shifra rekord në ardhje për Milanin: gjithçka varet nga dy objektivat
Në këtë kuptim, kolegët e Gazzetta dello Sport kanë bërë llogaritë e xhepit të Milanit për perspektivën. Nëse do t’i arrinte dy objektivat sezonalë të sipërpërmendur, pra kualifikimin në Champions League dhe kalimin e turit ndaj Napolit, arkat do të mund të përfitonin në mënyrë të ndjeshme.
Le të fillojmë nga rrugëtimi aktuale në Champions. Milani, për rrugëtimin e bërë deri tani, ka marrë përfituar rreth 45 milionë euro nga UEFA, të cilave duhet t’u shtohen edhe bonuset për ndeshjet e fituara apo të barazuara të siguruara nga market pool.
Në rast kualifikimi në gjysmëfinale të Champions League, pra duke mundur Napolin në dyluftimin çerekfinal, skuadra e Piolit do të grumbullonte në total rreth 100 milionë euro. Të ndara mes çmimeve të UEFA-s, market pool të sipërpërmendur, bonuseve të fitoreve dhe të ardhurave të stadiumit, të cilat janë afër shifrave rekord.
Një shumë vërtet e jashtëzakonshme për Milanin, që do të bëjë të lumtur si pronarët e RedBird Capital ashtu edhe tifozët kuqezi. Të cilët ëndërrojnë prej kohësh për një merkato të nivelit të lartë për ta parë Djallin të shkëlqejë përsëri në Evropë.
Në 100 milionëve mundshme të Championsit, duhet t’i shtohen edhe 50 milionë të tjera nëse Milani kualifikohet edhe për edicionin 2023-2024. Çmimet tashmë të përgatitura për klubet kur ato kualifikohen në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm. Me pak fjalë, skuadra e Piolit duhet t’i arrijë objektivat e saj për dy arsye: lavdinë dhe xhepin.