Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milani ndërmjet Champions dhe garës Champions: rosonerët i besojnë Leaos

Është ndezur flakë gara Champions, me gjashtë skuadra në luftë për tre vende. Milani, me kalendar në dorë, në letër mund të gjejë pikë të rëndësishme pas barazimit zhgënjyes me Romën. Kundër giallorosëve, skuadra e Stefano Piolit nuk arriti t’i përshtatej si duhej ndeshjes, sërish me gabime dhe me mungesë bindjeje në fazën sulmuese e cila bëri që Milani të vuante shumë.

Shifra shqetësuese

Me barazimin në ekstrem të arritur në Olimpic Stadium të Romës, Milani u ngjit në 57 pikë në renditje, në mes të luftës së ashpër Champions League me Interin, Romën, Lacion dhe Atalantën. Shifra, të cilat gjatë periudhës së tij rosonere i kanë buzëqeshur gjithmonë Piolit, ndërsa në këtë Serie A të 2023-ës bëjnë që të rrudhen buzët, sa për ta thënë me eufemizën. Në këtë vit të ri, Milani ka grumbulluar vetëm 24 pikë në 17 ndeshje kampionati, me një mesatare të mjerueshme prej 1.41 pikësh për ndeshje. Nga këtu e deri në fund të sezonit nevojitet urgjentisht një ndryshim i fortë kursi.

Dora e kampionit

Sepse, nëse Milani do që të vazhdojë të ëndërrojë finalen e Stamboll dhe të luajë për një vend në Champions Leaguen e ardhshme, për këtë i detyrohet edhe Rafa Leaos: portugezi është futbollisti më i rëndësishëm në skuadër dhe e dëshmoi edhe kundër Romës kur dha atë asist për golin e Saelemaekers. Kështu, pas një studimi të shpejtë e të vëmendshëm, Leao ka marrë pjesë në 19 gola në kampionat, duke barazuar kështu pjesëmarrjet e regjistruara në të gjithë sezonin e kaluar në Serie A.

You might also like