Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milani beson dhe ka ëndërra të mëdha. Por Pioli paralajmëron: nuk do të jetë si në kampionat

Më në fund ka ardhur dita e madhe: sonte në San Siro, Milani i Stefano Piolit do të zbresë në fushë në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Napolit. Është një mundësi e madhe për Djallin që nuk ka luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme në Evropë prej shumë (shumë) vitesh, e kur këtë sezon të këtij kompeticioni pamë versionin më të mirë të kuqezinjve. Nëse deri dhjetë ditë më parë Azzurri ishin superfavoritët, pas fitores shkatërrimtare 0-4 në kampionat shumë ka ndryshuar dhe parashikimi është shumë i hapur.

LIDERË DHE TITULLARË – Kështu pra, kolegët e të përditshmes Corriere della Sera, mëngjesin e sotëm, shpjegjnë se Pioli do të mbështetet te liderët e tij dhe të padiskutueshëm: Maignan në portë, Kjaer dhe Theo në mbrojtje, Tonali në mesfushë, ndërsa përpara hapësirë për Diaz, Leao dhe padyshim Giroud. Në mbrojtje, Milani e ka rikuperuar edhe Kalulu, i cili megjithatë fillimisht do të niset nga pankina (në fushë përkrah Kjaer do të jetë Tomori). Nga ana tjetër, te Napoli nuk e pati një mrekulli të shumëpritur dhe kështu Osimhen nuk do të jetë në ndeshje, do të mungojë po ashtu edhe Simeone, i cili u dëmtua të premten në Leçe dhe do të jetë i detyruar të mungojë edhe ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme.

MILANI ËNDRRON – Në, besojnë Milanello por nuk duan absolutisht të mendohet se pas 0-4 në kampionat, ky takim do të jetë më i lehtë: “Kjo ndeshje do të jetë një histori krejtësisht tjetër” siguroi Pioli dje konferencën në shtypit. Por në të njëjtën kohë, megjithatë, ekziston edhe vetëdija se kjo është vërtet një mundësi e madhe për Milanin që të vazhdojë të ëndërrojë për Champions League: “Ne fituam Skudeton me fuqinë e ëndrrave tona, ndaj të ëndërrojmë është e mirë për ne”, tha tekniku. Për të shtyrë kuqezinjtë do të ketë 75,000 spektatorë, të cilët, siç shpjegoi dje Theo Hernandez, do të duhet të jenë njeriu i 12-të në fushë.

You might also like