Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, zgjidhje surprizë e Piolit: treçerekfushë e re në Napoli | Formacioni i mundshëm

Po afrohemi gjithnjë e më shumë me të parin nga tre aktet që do të shohin përballë Napolin dhe Milanin në këtë muaj prilli. Kështu, të dielën në mbrëmje, rosonerët priten në Diego Armando Maradona për ditën e 28-të të Serie A.

Për skuadrën e Stefano Piolit bëhet fjalë për një ndeshje shumë e rëndësishme sepse hyrja në top katërshen e kampionatit është ende objektivi kryesor i sezonit. Klubit ka nevojë për thesarin Champions League për të pasur një buxhet më të madh verën e ardhshme dhe për të trajtuar me më të qetësi çështjet e rinovimeve. Kjo është arsyeja pse gara e së dielës është gjithashtu thelbësore dhe njoftimi për mungesën e Victor Osimhen është sigurisht një lajm inkurajues.

Napoli pra do të jetë pa bomberin e tij dhe do të ketë një armë më pak për të goditur Djallin. Mirëpo, edhe Milani ka mungesat e tij sepse janë ndalur Pierre Kalulu dhe Zlatan Ibrahimoviç. Mungesa e mbrojtësit francez e ka bindur trajnerin Pioli që të rikthehet në mbrojtjen me katër, me Simone Kjaer që në këtë moment është përpara Malik Thiaw në krah të Tomorit. Danezi do të ishte kështu sërish titullar te rosonerët pas më shumë se një muaji e gjysmë.

Lëvizja e Piolit: Kruniç në qendër dhe Diaz në të djathtë

Ndryshimin më interesant, megjithatë, Pioli po e mendon për në treçerekfushë. Siç raporton Sky Sport, trajneri emilian ka ndërmend të ndryshojë disa pozicione për të dhënë pak më shumë ekuilibër skuadrës.

Me rikthimin në 4-2-3-1, do të jenë tre mesfushorë që do të zbresin në fushë. Në të majtë i palëvizshëm është padyshim Rafael Leao, teksa ka disa dyshime të tjera në qendër dhe në të djathtë. Trajneri do të përqëndrohej më shumë te Rade Kruniç në zonën qendrore, për të kaluar Brahim Diaz në krahun e djathtë. Boshnjaku në fakt mund të jetë shumë i dobishëm për të bllokuar qasjen e Lobotkës në regji, i cili paraqet një nga rreziqet më të mëdha.

Nga ana tjetër, ish Real Madridi do të jetë më i lirë nga detyrat mbrojtëse, por sidoqoftë në gadishmëri për t’i dhënë një dorë Calabrias. Saktësojmë se kjo nuk është një risi absolute pasi kjo zgjidhje tashmë është zbatim edhe më parë për ndeshjen ndaj Juventusit, të cilën Djalli e fitoi 2-0. Në pjesën e dytë u vendos ky aset, me spanjollin që shënoi edhe golin e dytë. Përpara padyshim që do të jetë i përhershmi Olivier Giroud, kjo edhe për shkak se Ibrahimoviç u ndal sërish për shkak të një problemi muskulor pas ndeshjeve me kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Diaz, Krunic, Leao; Giroud. Tr.: Pioli

You might also like