Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan zapton Maradonën dhe fluturon për në gjysmëfinale. Ku? Në cilin qytet u kualifikua?!

Dopjo sfida me Napolin, e pompuar sikur kushedi çfarë do ndodhte nga ambjentet napolitane, u intoksikua si pak herë të tjera janë parë në përplasjet europiane mes italianeve në kupat e Europës. Një montazh i ekzagjeruar, për çdo gjë të vogël, u ngrit nga qyteti azurr, me efekt të kundërt, duke i dhënë presion të mëtejshëm skuadrës së Spallettit dhe një shtysë më të madhe asaj të Piolit. Mind games shkuan në të s….ës. Napoli është një qytet fantastik, por jeton me këto vogëlsira që nuk arrin t’i kontrollojë, aty ose je blu ose je armik i atdheut. Dhe pastaj qarjet për çdo episod arbitral, me një aftësi të bujshme për të mbivlerësuar çdo gjë që është në favor dhe duke harruar se si fusha, në fund, tregon gjithmonë të vërtetën.

Tre ndeshje në njëzet ditë, vetëm një gol i shënuar dhe gjashtë të pësuar, një barazim dhe dy fitore “du Milàn” që e paketoi skuadrën e Spallettit, duke asgjësuar Kvaratskhelia dhe burimet e ndërtimit të lojës së Napoli. Pse nuk thuhet kjo? Pse duhet nënvlerësuar një skuadër, si Milani, që ka mundur të jetë më i mirë – në përgjithësi – se ti? Sepse është shumë e vështirë. Sepse sindroma e persekutimit që ata kanë krijuar rreth skuadrës së tyre që, me meritë, do të fitojë Scudetton, është diçka që ia errëson mendjet, i turbullon dhe i çon në krijimin e realiteteve paralele.

Por është edhe një çështje karme. Natën e kaluar, përpjekja për t’iu prishur – më kot – gjumin lojtarëve të Milanit, ju kthye mbrapsht. Fishekzjarret, thirrjet ofenduese ndaj Theos dhe Maldinit, boritë e makinave në orën 1 e gjysmë të mëngjesit nuk çuan në asgjë. Ashtu siç janë vulgare ulërimat e ndonjë idioti kundër Leaos teksa hipte në autobus para se të shkonte në “Maradona”. Gjithçka shkon dhe nëse Meret i pret Giroudit dy herë, prapë nuk ka asnjë problem. Është Leao që lëron lëndinën e gjelbër të stadiumit për t’i dhënë sërish Olivierit topin e 0-1. Maignan pret penalltinë e Kvaras dhe goli i Osimhenit shërben vetëm për arkivat e Champions League dhe për të thënë që Napoli barazoi.

Milani fitoi, si brenda dhe jashtë fushës. Dhe shkon në gjysmëfinale. E mbyllim me një pyetje, pa u ofenduar njeri sepse është thjesht ironi: “Ku?! Në cilin qytet u kualifikua Milani? Nuk ështe shumë e lehtë për ta gjetur apo jo…

You might also like