Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, vuloset fati: gati të fluturojë në Gjermani

Paraqitja e tij e fundit daton më 24 janar. Me atë rast Milani humbi keq kundër Lazios. Një 4 me 0 që çertifikoi krizën e madhe të Djallit.

Ndeshja në Olimpico ishte padyshim ndeshja më e keqe jashtë fushe e sezonit për skuadrën e Stefano Piolit. Në atë rrethanë të gjithë lëndohen. Nuk shpëtoi as Sergino Dest, i cili që nga ai moment nuk e pa më fushën. Pas ndeshjes kundër Sassuolos – një tjetër nokaut shumë i rëndë – Pioli vendosi të kalojë në mbrojtjen me tre, duke i bërë anësorët të luajnë në të gjithë krahun. Një modul që mund të kishte nxjerrë mirë në pah karakteristikat e amerikanit, por nuk ndodhi ashtu.

Siç thamë, trajneri parmez nuk e ka nxjerrë më në fushë, duke u mbështetur ose te Messias, ose te Saelemaekers. Kështu, Dest përfundoi mënjanë të projektit rosoner, plus me ndonjë dëmtim që nuk i mundësoi t’i luante kartat e tij deri në fund. Amerikani, i cili ka bërë pak më shumë se 600 minuta këtë sezon, për gjithsej katërmbëdhjetë paraqitje në total, është i destinuar të largohet nga klubi dhe të kthehet në Barcelonë. E pamundur që Milani të vendosë të investojë 20 milionë eurot e kërkuara nga blaugranët për shpagim.

Konkurrenca

Nga ana tjetër, Milani, sigurisht që nuk është i zbuluar në rolin që ka amerikani. Viti i ri i ka mundësur Stefano Pioli të përqafojë sërish Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi.

Dy italianët e rikuperuar nga dëmtimet janë gati të japin kontributin e tyre në pjesën e mbetur të sezonit. Është e qartë që me rikthimin e kapitenit dhe ish Romës për Dest nuk do të ketë më vend. Rreziku i vërtetë është që aventura e tij rosonere të përfundojë në tribunë.

E ardhmja e shënjuar

E ardhmja e Dest, i cili fiton rreth 3.5/4 milionë në sezon, duket e shënjuar dhe do të jetë larg Milanit. Konfirmimet, tanimë, arrijnë në grupe. Në Angli ditët e fundit është folur për një zbarkim të mundshëm në Premier League. Madje është folur edhe për një interesim nga Manchester United. Edhe në Spanjë, MundoDeportivo konfirmon rikthimin e tij në Barcelonë dhe nënvizon se si sezoni zhgënjyes te rosonerët rrezikon të mos sjellë oferta të kënaqëshme për klubin spanjoll, i cili mund të detyrohet ta huazojë përsëri. Është për mos t’u përjashtuar qëndrimi i tij në Barcelonë, ​​por vëmendje edhe ndaj pistës gjermane, me Union Berlin në gjurmët e tij.

You might also like